Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizitë të papritur në Irak


               Publikuar në : 14:19 - 23/10/19 |
el ida

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka mbërritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar, teksa Shtetet e Bashkuara janë duke tërhequr trupat e tyre nga verilindja e Sirisë.

Esper pritet të takohet me ministrin irakian të Mbrojtjes, Najah al-Shammari dhe kryeministrin, Adel Abdul Mahdi, pasi ushtria irakiane ka thënë se trupat amerikane që po largohen nga Siria nuk kanë leje që të qëndrojnë në Irak.

“Të gjitha trupat amerikane që janë tërhequr nga Siria kanë siguruar autorizim për të hyrë në Kurdistan të Irakut, në mënyrë që të largohen nga Iraku”, ka thënë një komandant irakian.

Mirëpo Esper është shprehur se trupat e ripozicionuar do të qëndrojnë “përkohësisht” në Irak, para se të kthehen në SHBA./Opinion.al

Pas