Gjykata e Vlorës ka lënë në “arrest shtëpie” 22-vjeçaren Silvana Muho, që ishte pjesë e aksidentit, në autostradën Levan-Vlorë, ku humbi jetën e reja Anxhela Çapo.
Sipas informacioneve bëhet me dije se seanca Gjyqësore ka nisur rreth orës 11:30, në spitalin e Vlorës, ku prokurore ishte Eranda Laze. Ndërkaq theksohet se seanca Gjyqësore është zhvilluar në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës, pasi e reja është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit.
Kujtojmë se dy vajzat e reja lëviznin me një mjet tip “Hyndai”, me një shpejtësi tepër të madhe, duke i kaluar 160 km në orë, kur ka ndodhur aksidenti fatal, në 26 janar.