InstaBIZ

Sarp largohet nga Turqia!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:48 - 10/09/18 |
b.f

Aktori turk, Çagatay Ulusoy, i njohur si Sarpi i serialit “I infiltruari”, po përgatitet të hedhë hapin e madh në karrierën e tij.

Pas shumë vitesh suksesi në kinematografinë turke, 27-vjeçari raportohet se ka udhëtuar drejt SHBA-ve ku pritet të marrë pjesë në një projekt të Hollywood.

Ulusoy ka udhëtuar shpesh drejt SHBA-ve vitet e fundit, ku ka qëndruar edhe me periudha të gjata duke marrë mësime gjuhe dhe aktrimi.

Mundi i tij u shpërblye muajt e kaluar kur nënshkroi një kontratë me një prej agjencive më të famshme në botë për aktorët, “United Talent Agency”, e cila punon edhe me yje si Angelina Jolie dhe Johnny Depp.

Sipas “NTV”, Ulusoy pritet që brenda pak ditësh të firmosë për nisjen e një projekti holliwoodian, çka të paktën në afatin e shkurtër mund ta largojë nga serialet turke./tvklan.al

Pas