Kronikë

Sarandë/ Dhjetëra forca policore kontrolle nëpër banesa, çfarë u gjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 29/08/21 |
Opi Nion

Dhjetëra forca policore të FNSH, Shqiponja, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës kanë zhvilluar mbrëmjen e kaluar një operacion të madh policor në lagjen nr.4 të Sarandës.

Operacioni ka nisur prej orës 18.00 të pasdites dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Sipas News24 operacioni është për goditjen e aktivitetit të shperndarjes dhe trafikimit të drogave të forta.

Mësohet se nga kontrollet e kryera, është gjetur lëndë narkotike dhe disa mjete luksoze në banesën në pronësi të R. L, 41 vjeç. Gjithashtu burimet policore thanë se R.L ka qenë i dënuar më parë për “plagosje të lehtë me dashje”./Opinion.al

Pas