Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sarajevë një student përdor dronin e tij për zbutjen e problemit të ndotjes së ajrit

2022/12/12 at 9:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sarajevë  një student përdor dronin e tij për zbutjen e problemit të ndotjes së ajrit

Në Sarajevë, një student po përdor dronin e tij për të trajtuar një nga problemet më të mëdha të qytetit: ndotjen e ajrit. Shkarkimi në ajër i një përbërësi kimik mund të ndihmojë në reduktimin e smogut të kryeqytetit boshnjak, megjithëse ekspertët thonë se duhet një angazhim më i fortë për të patur një ndikim të madh në zgjidhjen e këtij problemi.

I zemëruar nga mungesa e angazhimit për të zgjidhur problemin e smogut në qytetin e tij, një student boshnjak vendosi të kërkonte një mënyrë me kosto relativisht të ulët për ta pastruar ajrin në Sarajevë.

Damir Haniç është një student 22-vjeçar i inxhinierisë mekanike, dhe pilot i dronëve.

“Doja të ndihmoja qytetin tim sepse në vitet e fundit kam parë shumë njerëz të dashur, miqtë, profesorët, prindërit e kolegëve të mi, që vuajnë nga probleme të mushkërive dhe ato kardio-vaskulare. Pasi analizova situatën, e kuptova se smogu ishte shkaktari kryesor i këtyre problemeve shëndetësore”, thotë ai.

Me ndihmën e dronit të tij, ai spërkat jodur argjendi mbi qytetin e Sarajevës. Joduri ndodhet në mjedis, por në një nivel të ulët, dhe nuk mendohet të jetë i dëmshëm për njerëzit ose kafshët e egra. Pasi hidhet në ajër, joduri shkakton formimin e kristaleve të akullit, të cilat së bashku me grimcat e rrezikshme bien në tokë në formë shiu ose bore. Pastaj, vetëm larja e rrugëve është e mjaftueshme për të ulur nivelin e smogut, thotë studenti Damir Haniç. Por, droni i tij nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh.

Sarajeva shtrihet në një luginë të thellë, të rrethuar nga male të larta, dhe historikisht ka vuajtur nga prania e mjegullës, smogut dhe pluhurit.

Situata u përkeqësua gjatë dekadës së fundit për shkak të shtimit të numrit të ndërtesave të larta që bllokojnë rrjedhën e ajrit, përdorimit të automjeteve të vjetra dhe shumë ndotëse dhe rritjes së përdorimit të qymyrit për ngrohje në qytet.

Sipas Programit të OKB-së për Mjedisin, banorët e Sarajevës janë të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë, gjë që ka ulur jetëgjatësinë deri në 1.3 vjet.

“Unë mirëpres çdo ide, duke përfshirë atë të përdorimit të dronëve, por dronët janë shumë të vegjël për zgjidhjen e problemit tonë të madh. Për të shpërndarë jadur argjendi mbi Sarajevë kemi nevojë për një flotë të avionëve ushtarak të transportit “Hecules””, thotë Martin Tais, një ekspert boshnjak i cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, duke iu referuar avionit ushtarak amerikan që mund të transportojë ngarkesa me peshë deri në 19,000 kg.

Ai thotë zgjidhja duhet të përfshijë rinovimin e ndërtesave për të rritur efektshmërinë e tyre energjetike, kalimin në burimet e rinovueshme të energjisë dhe reduktimin e ndotjes së ajrit nga automjetet duke ndihmuar qytetarët të zëvendësojnë makinat e tyre të vjetra, mesatarisht 16-vjeçare, me makina më reja dhe më pak ndotëse.

Arritja e të gjitha këtyre synimeve do të merrte një dekadë dhe do të kushtonte rreth 10 milionë euro.

Ndonëse mendon se duhet bërë diçka sa më shpejtë për ta çliruar Sarajevën nga smogu, studenti Damir Haniç në thelb pajtohet me këtë vlerësim.

“Mendoj se kjo është vetëm një nxitje për të ndryshuar mënyrën se si mendojmë për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit, smogu ka qenë problemi ynë për mbi 60 vjet, dhe ne ende pyesim veten se kur do të zgjidhet. Ne kemi nevojë për më shumë ide, duhet të fillojmë të dëgjojmë të rinjtë. Nëse jo, atëherë duhet t’i lëmë të rinjtë të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit me një gamë të gjerë idesh”, thotë ai. /VOA

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Situata në veri, Rusia bën fajtore BE-në

Situata në veri, Rusia bën fajtore BE-në

Tragjedia me 3 gra të vrara në Itali, një prej viktimave ishte shoqja e Giorgia Melonit

Tragjedia me 3 gra të vrara në Itali, një prej viktimave ishte shoqja e Giorgia Melonit

Tragjedi në Mbretërinë e Bashkuar, 6 fëmijë bien në liqenin e akullt, 2 të zhdukur

Tragjedi në Mbretërinë e Bashkuar, 6 fëmijë bien në liqenin e akullt, 2 të zhdukur

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com