Bota

Tragjedi në Mbretërinë e Bashkuar, 6 fëmijë bien në liqenin e akullt, 2 të zhdukur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 12/12/22 |
Opi Nion

Katër fëmijë janë dërguar në spital në gjendje kritike pasi kanë rënë në një liqen të akullt pranë Birminghamit.

Sipas Sky news, një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar në Babbs Mill Park pasi fëmijët ranë në ujë të dielën pasdite.

Policia nuk konfirmoi se sa fëmijë ishin përfshirë në incident – ose nëse kishte të zhdukur – por raportet fillestare sugjeruan se deri në gjashtë fëmijë kishin rënë në liqenin e ngrirë.

Shefi i zjarrëfikses Richard Harris tha se ekipet do të vazhdonin kërkimin në ujë gjatë natës.

“Kur shërbimi i zjarrfikësve mbërriti në vendngjarje, ne u informuam se ishin deri në gjashtë persona në ujë,” tha Harris.

“Pra, pas shpëtimit të katër fëmijëve, ne kemi vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit për të konfirmuar nëse ka pasur fëmijë të tjerë në ujë”.

Megjithatë, vendi po përballet me një tragjedi të re, pasi dy fëmijët e zhdukur besohet se nuk jetojnë më  për shkak të temperaturave të ulëta.

Një dëshmitar tha për Sky News: “Pashë zjarrfikësit në liqen që thyenin akullin”.

Po ashtu ai tha se pa një numër njerëzish në ankth, duke përfshirë tre duke marrë kujdes mjekësor. Temperaturat ishin nën zero në mbrëmjen e së dielës.

Pas