Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sanksionet e reja të perëndimit dhe konflikti me Izraelin, a e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?

2024/04/21 at 8:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sanksionet e reja të perëndimit dhe konflikti me Izraelin, a e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?

Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër Teheranit, vetë vendi do të bjerë në sy me lajme suksesi, si psh. lajmi se Irani ka arritur të shesë naftë më shumë se kurrë më parë në gjashtë vitet e fundit.


E kjo megjithë sanksionet e SHBA, që vendosi në vitin 2018 presidenti Trump. Ministri iranian për Naftën, Javad Ovji bëri të ditur në mars, se eksportet e naftës kanë sjellë më shumë se “35 miliardë dollarë” në arkën e shtetit iranian. “Armiqtë e Iranit” duan të ndalin eksportet tona të naftës, por sot ne mund të eksportojmë naftë ku të duam, dhe këtë me oferta shumë të mira, ka cituar Financial Times ministrin iranian.

Miliarda të ardhura janë shumë të rëndësishmë për vendin që të sigurojë paqen e brendshme sociale. Një pjesë e madhe e popullsisë i vuan drejtpërdrejt pasojat e sanksioneve ndërkombëtare, ato kanë sjellë rënien e fortë të valutës së vendit, rial dhe kanë rritur inflacionin, deri në 40%.

Profesori i ekonomisë në universitetin amerikan, Virgina Tech, Djavad Salehi-Isfahani, thotë për DW, se ashpërsimi i konflikteve gjeopolitike po ushtron një presion të ri ndaj valutës iraniane duke e zhvlerësuar edhe më shumë atë kundrejt dollarit amerikan. Në muajt e fundit rial humbi 25% të vlerës kundrejt dollarit. “Ky zhvlerësim i kursit të këmbimit reflektohet shpejt në çmime shumë më të larta, sepse Irani importon shumë mallra.” Sipas Salehi-Isfahani, Irani duhet të përgatitet për një periudhë të gjatë me inflacion të lartë.

Standardi jetësor si në vitin 2005

Për shkak se Irani nuk i siguron dot vetë artikujt ushqimorë, rënia e vlerës së valutës dhe inflacioni i lartë bëjnë që të rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve. “Kjo ka efekt të fortë tek mirëqenia e pjesës më të varfër të popullsisë, sepse sigurimi i artikujve ushqimorë përbën gjysmën e shpenzimeve të tyre”, thotë eksperti për ekonominë e Lindjes së Mesme.

Por gjendja është keqësuar edhe për shtresën e mesme në dy dekadat e fundit. “Standardi i jetesës është sërish në nivelin e para 20 viteve për shkak të sanksioneve”, thekson Isfahani. Edhe vëllimi ekonomik ka këtë nivel ndoshta vetëm pak përqind më lartë, thotë eksperti.

Situara ekonomike e Iranit varet shumë nga eksportet e naftës. Që kur më shumë se 90% e naftës shkon në Kinë, po humbasin gjithnjë e më shumë efektin edhe sanksionet e perëndimit. Prandaj pushtetmbajtësit në Teheran janë shumë të shqetësuar, nëse sektori i naftës, që është burimi kryesor i devizës mund të bëhej objekt i një sulmi si kundërpërgjigje nga ana e Izraelit. Isfahani e formulon kështu situatën në Teheran. “Jam shumë i sigurtë, që ata janë shumë të shqetësur, sepse një luftë, që mund të dëmtojë edhe infrastruktrën për eksportet e naftës do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë.” Pas shokut që shkaktuan sanksionet e vendosura nga SHBA në vitin 2018, Irani ka arritur ndërkohë sërish 80% të sasisë së eksportit të atëhershëm. Por kjo nuk ka çuar në përmirësimin e jetesës për popullsinë, pasi shumica e burimeve financiare shkojnë për forcimin ushtarak të vendit dhe masa të tjera të regjimit të mullahëve.

Korrupsion dhe mungesë transparence

Shumë para zhduken po ashtu në strukturat jo transparente të pushtetmbajtësve shiitë në Teheran. Në indeksin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Irani zë vendin e 149 nga 180 vende. Shumë i paqartë është edhe roli i Gardës së Revolucionit, një ushtri paralele, dhe ai i fondacioneve fetare, që kontrollojnë pjesë të rëndësishme të ekonomisë iraniane. Ata nuk paguajnë tatime, nuk duhet të paraqesin bilance ekonomike dhe janë të varura direkt nga kreu politik dhe fetar i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei.

Për ekspertin e Lindjes së Mesme, Martin Beck nga Universiteti i “Southern Denmark” (SDU) ekonomia e Iranit përbëhet nga një “përzierje e sferës politike dhe ekonomike që nxit një politikë klienteliste dhe të shpërndarjes që është e lidhur ngushtë me korrupsionin.”

Megjithëse të ardhurat nga shitja e naftës janë stabilizuar në vitet e fundit, Irani është gjithçka tjetër, por jo një fuqi ekonomike. Megjithëse popullsia e tij me 88 milionë banorë është gati 10 herë më e lartë se ajo e armikut të tij të vjetër, Izraelit me 9 milionë banorë, vëllimi i ekonomik i Iranit me 413 miliardë dollarë është dukshëm më i ulët se ai i Izraelit, me 525 miliardë dollarë. Kështu se si do të zhvillohet ekonomia e vendit, varet shumë nga efekti i sanksioneve të reja perëndimore, nëse ato do arrinin t’i ulnin ndjeshëm eksportet e naftës.

Eksportet e naftës vendimtare

Teherani ia ka dalë në tre muajt e parë të këtij viti të shesë mesatarisht 1,56 milionë fuçi nafte në ditë, dhe gati të gjithën tek Kina. Kjo ka qenë vlera më e lartë e shitjeve që nga viti 2018. “Iranianët e zotërojnë mirë artin e anashkalimit të sanksioneve”, citohet Fernando Ferreira i “Rapidan Energy Group” nga gazeta Financial Times. “Nëse qeveria e Bidenit do të arrijë vërtet diçka këtu, ajo duhet që ta vendosë fokusin tek Kina.”

SHBA vetë është ndërkohë shumë më e pavarur nga eksportet e naftës nga Lindja e Mesme. Megjithatë ashpërsimi i sanksioneve kundër Iranit do të çonte në rritje të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe do të kishte pasoja edhe në rritjen e inflacionit. Për presidentin Biden në këtë vit zgjedhor kjo do të thoshte t’i hapte vetë derën rivalit të tij, Donald Trump.

Por pavarësisht, nëse sanksionet shkallëzohen ose jo – Do të ishte ekonomia e Iranit gati të përballonte një shkallëzim të konfliktit me Izraelin? Përgjigja e profesorit të ekonomisë,  Djavad Salehi-Isfahani është e qartë: “Në tërësi ajo nuk është gati për një konflikt të gjatë luftarak. Prandaj ata (pushtetmbajtësit në Teheran, shën.red.) kanë treguar shumë kujdes të mos përzihen shumë në luftën e Gazës. Dhe sulmi kundër Izraelit ishte më shumë një gjë simbolike, se sa një sulm që donte vërtet të sillte dëme.”/ DW



Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
Para
O’Brien: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

O’Brien: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

The Youth’s Companion 1894/ “Jehona”- Telefoni shqiptar

The Youth’s Companion 1894/ “Jehona”- Telefoni shqiptar

Gara e Europës në Inteligjencën Artificiale

Gara e Europës në Inteligjencën Artificiale
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}