Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti në Athinë, Berisha: Reagimi i Presidentit i pamenduar, zbaton urdhërat e Ramës

2023/08/20 at 12:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sterilizimi/ Berisha: Beqja firmosi kontratën, la hapur dyer e dritare për të vjedhur

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me darkën informale të liderëve të Ballkanit Perëndimor të thirrur nga kryeministri grek Mitsotakis, teksa shkruan se refuzimi i Shqipërisë për të marrë pjesë është përjashtim nga një nismë europiane.


Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë kryeministrin Edi Ramën për shkak të shkeljes së të drejtave kushtetuese që sipas Berishës, kreu i qeverisë ka bërë me rastin e Fredi Belerit.

Ndërsa mungesën e Presidentit Begaj, Berisha e quati të pamenduar, ndërsa shton se ky vendim nuk përfaqeson mendimin dhe interesat europiane të qytetarëve.

Postimi i Sali Berishës

Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europiane

Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit të Selanikut, dokumentit ligjor themelor të zotimit zyrtar të Bashkimit Europian për ofrimin dhe sigurinë e perspektivës europiane, vendeve të rajonit tonë nga BE. Në këtë kuadër kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim të nivelit më të lartë me liderët e vendeve të rajonit në të cilin marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, dhe personalitet e tjera kryesore të BE.

Kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese, të drejtave që garanton Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Kodi Zgjedhor, e ligje të tjera të vendit të qytetarëve shqiptar në farsën elektorale më 14 maj në terësi dhe rastin Beleri në veçanti. Por ai ftesën për Shqipërinë ia ka dërguar në përputhje edhe me protokollin europian të këtyre samiteve, Presidentit të Republikës. Mirëpo në një akt të pamenduar në vlerësimin tim, Presidenti i Republikës de facto ka refuzuar ftesën duke menduar se me refuzimin e tij do t’i imponojë kryeministrit Micotaqis të ftojë Edi Ramën.

Me këtë akt z.Begaj midis interesave europiane të shqiptarëve dhe interesave mafioze personale antieuropiane të Edi Ramës, zgjodhi Edi Ramën. Ai mori përsipër të bojkotojë samitin dhe refuzoi ftesën.

Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqeson mendimin dhe interesat europiane të qytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit.

Presidenti i Republikës në vend të ndërhyrjes për zgjidhjen e problemit Beleri, të stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe në shkelje të ligjeve të vendit, zbaton urdhërat e Ramës.

Ai e din shumë mirë se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik dhe qëndrimi i shëmtuar i Edi Ramës ndaj Fredi Belerit është personal antikushtetues dhe në shkelje të ligjeve të vendit dhe vlerave të një shoqërie të lirë.

Beleri u arrestua me një kurth të llojit të sigurimit të shtetit të kurdisur, me porosi të Ramës nga Ardi Veliu pa asnjë provë, por vetëm me urdhër politik. Ai qëndron në burg me urdhër politik dhe në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar mbasi nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pra nuk plotëson asnjë kusht ligjor për mbajtjen e tij në paraburgim.

Presidenti e din mirë se Beleri, kandidat i opozitës, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, mbahet në burg në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet e vendit në bazë të të cilave atij i takon mandati që ia kanë dhënë qytetarët dhe që Edi Rama kërkon t’ia marrë me çdo kusht.

Në ligjet e vendit nuk ka asnjë Nen që e pengon Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë me votën e qytetarëve dhe për këtë ekziston edhe precedenti i disa viteve më parë.

Pretendimi i Edi Ramës se në rastin e Belerit ai po respekton vendimet e gjykatave të tre shkallëve të sadushit dhe sadushes është thjesht një gjethe fiku dhe deskretitim i sistemit gjyqësor të kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund të shkruajnë ligjet e vendit, por duhet t’i zbatojne ato me paanësi.

Duke përfunduar, denoncoj publikish të gjitha këto qëndrime që kanë në bazë interesat mafioze të Edi Ramës dhe klaneve të tij të drogës për trojet dhe tokat e Himarës dhe vijnë në kundërshtim të hapur me interesat demokrtatike dhe europiane të shqiptarëve, kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës.

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Zbulohet shtëpi bari në Dimal, arrestohen 5 persona

Zbulohet shtëpi bari në Dimal, arrestohen 5 persona

Anija hapësinore ruse përplaset në Hënë

Anija hapësinore ruse përplaset në Hënë

Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve, radhë kilometrike në Kapshticë

Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve, radhë kilometrike në Kapshticë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}