Aktualitet

Samiti i “Procesit të Berlinit”, nënshkruhen 3 marrëveshjet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 03/11/22 |
Opi Nion

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë firmosur ditën e sotme në samitin e “Procesit të Berlinit” tre marrëveshje.

Bëhet fjalë për marrëveshje që synojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Në fokus të këtij samiti ishte kriza energjetike dhe mënyrat alternative që duhen gjetur për të siguruar energji.

Samiti u mblodh me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndërsa morën pjesë përveç 6 krerëve të vendeve  të Ballkanit Perëndimor, edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Mishel./Opinion.al

Pas