Aktualitet

Ndërtimet në Tiranë/ Veliaj-opozitës:Vetë jetojnë në vila në Lalz, për të tjerët duan që…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 03/11/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me të rinjtë e Njësisë 2 foli për ndërtimet në kryeqytet.

Teksa shprehet se disa persona jetojnë në kulla e vila, duke nënkuptuar kështu kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, Veliaj tha se Tirana rritet çdo ditë dhe mirëpret të gjithë ata qe duan të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Veliaj përmendi kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën,  për të cilin tha se iu dha shansi që të vinte student në kryeqytet dhe të bëhej doktor dhe kryeministër, ndërsa për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, u shpreh se iu dha mundësia të vinte nga Skrapari dhe të zhvillonte karrierrën politike në Tiranë.

“Shumë prej këtyre analistëve, që thonë na mbyti betoni e ç’na duhen gjithë këto apartamente, asnjë deri tani s’ka dalë vullnetar të shkojë të jetojë në një shtëpi me qerpiç. Pra, i duan t’i shohin që të argëtohen vetë, por asnjë deri tani nuk ka thënë: ‘E di çfarë, merre ti këtë shtëpinë time tek kodrat e Lundrës, ku jetoj si bos i madh, se unë do vij të jetoj tek shtëpia jote me qerpiç, këtu tek Njësia 2’. Vetë jetojnë në kulla, por të tjerët nuk duhet të jetojnë aty; vetë kanë shtëpi në Lalz, por të tjerët nuk duhet të kenë; vetë i kanë marrë më të mirat kapitalizmit, por jo për të tjerët! Praktikisht këta po thonë: Kulla ime është më e mirë se kulla e atij tjetrit. Pra, kjo qenka karshillëk kullash, jo një logjikë, se qartazi ju sot, pjesa më e madhe, se ndoshta disa jeni shkëputur ose jeni në konvikt, por pjesa më e madhe prej jush jetoni me prindërit. Ky qytet është i destinuar të rritet, jo vetëm prej rritjes natyrale, por prej gjithë çunave e gocave që, siç iu dha shansi Saliut të vinte student ne Tirane, të bëhej doktor, të bëhej president, të bëhej kryeministër, të na përçante, të bënte kërdinë, apo Ilir Metës te vinte nga Skrapari – pyetja është: Këtyre që iu eshte dhene një shans, pse duan t’i mbyllin shanset për të tjerët dhe pse duan të fusin këtë grindje?”, u shpreh Veliaj./Opinion.al

Pas