Bota

Samiti i G7-ës, Zelensky thirrje liderëve: Lufta duhet të përfundojë para dimrit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 27/06/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Zelensky, në një fjalim drejtuar liderëve të G7-ës ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë para fillimit të dimrit.

Zelensky tha se kushtet e betejës gjatë dimrit do ta bënin më të vështirë luftën për trupat e tij dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për AFP.

Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, ndihmë për sistemet e mbrojtjes kundërajrore, si dhe ndihmë për eksportet e grurit. Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë./Opinion.al

Pas