Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa shpenzojnë shqiptarët për lule ditën e Shën Valentinit? Shifrat janë të frikshme

2018/02/14 at 9:41 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa shpenzojnë shqiptarët për lule ditën e Shën Valentinit? Shifrat janë të frikshme

Trëndafilat, më të shiturat edhe më të shtrenjtat, janë simbol i festës së 14 shkurtit. Ditë e shënuar jo  vetëm për të dashuruarit, por edhe për dyqanet e luleve, të cilët ditët e festave tashmë përkthehen në fluks pune.


Joni, tregtar prej vitesh i luleve, ka një dyqan të shitjes me pakicë të luleve në rrugën e Durrësit. Ai tregon për Monitor se në 3 vitet e fundit fluksi i punës është rritur ndjeshëm dhe kjo sepse tek shqiptarët (jo vetëm Tirana) po rritet tradita e dhurimit të luleve.

Trëndafili është lulja më e shitur, njëkohësisht edhe më e shtrenjta, shton ai. Fat për dyqanet e luleve këtë herë është  se festa qëlloi në mes të javës. Në rast se do të qëllonte në fundjavë tendenca e njerëzve është për të lëvizur jashtë qytetit.

Për sa i përket çmimeve; ato variojnë në varësi të buxhetit të porositësit. Ato luhaten nga 5 mijë lekë, deri në 100 mijë lekë (afro 1000 USD) dhe janë kryesisht burrat që blejnë për bashkëshortet e tyre.  Buqetat gjigande, ku numri trëndafila kapërcen tre shifrat, janë bërë trendi i kohëve të fundit. Çmimi mesatar i një trëndafili është 200 lekë dhe një buqetë me të paktën 100 trëndafila, kushton mesatarisht deri në 20 mijë lekë.  Por, sipas Jonit, nuk mungojnë as porositë me numër të lartë të trëndafilave. Një prej klientëve të dyqanit ka porositur një buqetë me plot 500 trëndafila, të cilat përpos të tjerave janë edhe të vështira për t’u transportuar deri në destinacion,- tregon Joni për Monitor.

 Lulëzimi i biznesit të luleve

Biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimit të bimëve ka shënuar një rritje të fortë në tre vitet e fundit, duke reflektuar një tendencë të shqiptarëve drejt natyrales, dhurimit të luleve në raste gëzimesh e fatkeqësish, tendencës së bizneseve për tu kujdesur për ambientin përreth dhe projekteve të punëve publike për zbukurimin e qyteteve.

Sipas të dhënave të Doganës, importet e Pemëve dhe bimëve, rrënjëve, luleve dhe gjetheve zbukuruese, u rritën me 27 për qind krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2013, importet e këtij grupi janë rritur me ritme dy shifrore (shiko grafikun).

Gjatë 2017-s importet e luleve tejkaluan vlerën e 1 miliardë lekëve. Ndërkohë që muajt të cilat importet janë më të larta në vlerë janë pikërisht ato të festave, dhe më të ulëta gjatë muajve të verës kur prodhimi vendas është edhe më i lartë. Vetëm gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit që lamë pas u importuan mbi 300 milionë lekë lule. Meshkujt shqiptarë duket se janë bërë më romantikë vitet e fundit, teksa edhe në shkurt 2017 importet u rritën me 45%.

Aktorët e tregut thonë se fluksi i punës është shtuar, por njerëzit kërkojnë buqeta lulesh më ekonomike dhe kërkojnë që të shpenzojnë më pak.

Italia mbetet importuesi kryesor i luleve në vend. Importet nga ky shtet gjatë 2017-s kanë një vlerë prej 507 milionë lekësh. Ndërsa Holanda renditet e dyta me 256 milionë lekë, thuajse gjysmën e vlerës së importeve nga Italia.

Greqia është vendi i tretë për sa i përket peshës së importeve. Lulet e importuara prej Greqisë gjatë vitit që lamë pas kapin vlerën e 121 milionë lekëve.

 

Gjithsesi prodhimi vendas mbetet modest

Valbona prej pesë vitesh kultivon 4 dynym tokë me trëndafila në një fshat të Durrësit. E megjithatë duhet të presë prillin që të dalë në treg. Duke parë trendin dhe mungesën e prodhimit vendas të luleve, kur u kthye nga emigrimi në Itali, vendosi që në tokën që kishte në pronësi të mos mbillte kulturat e zakonshme bujqësore, por trëndafila. Valbona tregon për Monitor se më së shumti ka punë me Tiranën. Gjatë sezonit të lules ajo është furnizuese e shumë dyqaneve të kryeqytetit.

Për të prodhuar gjatë gjithë vitin kërkohen investime të mëdha në teknologji dhe në sera bashkëkohore, të cilat nuk mund t’i mbulojë financiarisht. Kjo edhe për shkak të sipërfaqes së vogël që ka në pronësi, ndërsa bashkëfshatarët nuk janë të interesuar për këtë lloj kulture, në mënyrë që të përfitohet nga ekonomitë e shkallës. Shembull është Holanda, ku edhe pse klima nuk është aspak e favorshme për kultivimin e trëndafilave, aktualisht vendi është një ndër distributorët më të mëdhenj në botë, së bashku me Afrikën dhe Ekuadorin.

Specialistët e fushës së kultivimit tregojnë se dimri është koha kur lulet importohen pothuajse tërësisht, pasi në vend kultivimi i tyre bëhet në mënyrë artizanale dhe kjo pengon rritjen e tyre në të gjitha stinët. Me kalimin e viteve, kompanitë e mëdha i kanë sofistikuar metodat e rritjes.

Në verë, çmimi i luleve bie ndjeshëm për shkak edhe të rritjes së prodhimit.

Joni, tregtar lulesh, tregon se kryesisht lulet i merr nga jashtë, edhe pse më shtrenjtë.

“Tentova të marr trëndafila të prodhuar në vend, por për shkak të teknologjisë, lulet e prodhuara në vend nuk janë të standardizuara. Duhet shtuar se prodhimi vendas është sezonal- tregon Joni për Monitor.

Etiketa: shen valentinSHPENZIMEshqiptar


Ju sugjerojmë

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

12 Nëntor, 2025 2:56 pm
Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

12 Nëntor, 2025 2:54 pm
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë

12 Nëntor, 2025 10:15 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

12 Nëntor, 2025 9:46 am
Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë
Aktualitet

Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

12 Nëntor, 2025 9:43 am
VIDEO/ Rama surprizon kryeministren Meloni në Emiratet e Bashkuara, çfarë i dhuron për ditëlindje
Kryesore

Mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe italiane, do të firmosen disa marrëveshje

12 Nëntor, 2025 9:27 am
Para
opinion lajm i fundit

Aksidenti i rëndë, përmbyset makina tek Unaza e Madhe (foto)

Video/ Dëbora dhe shiu “pushtojnë” Shqipërinë, ja si paraqitet situata në të gjithë vendin

Video/ Dëbora dhe shiu "pushtojnë" Shqipërinë, ja si paraqitet situata në të gjithë vendin

Mënyrat më fantastike se si ti propozosh një vajzë për Shën Valentin

Mënyrat më fantastike se si ti propozosh një vajzë për Shën Valentin
















TE FUNDIT

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
12 Nëntor, 2025

Në 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociateve me Bashkimin Evropian....

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
12 Nëntor, 2025

Janë bërë publike pamjet e atentatit të ndodhur në Rinas të mërkurën, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i...

Lexo më shumë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
12 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
12 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e një dite më parë në Rinas ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com