Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa kushtojnë hotelet këtë sezon: Nga Shengjini, Durrësi e Dhermiu…

2017/07/16 at 2:48 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sa kushtojnë hotelet këtë sezon: Nga Shengjini, Durrësi e Dhermiu…

Vit pas viti, Shqipëria pret që të përjetojë shpërthimin e saj “turistik” dhe rrethanat herë pas here edhe e kanë ndihmuar që rezultatet finale të jenë pozitive. Por ashtu si një vit më parë, ndryshimi i vetëm që përjeton ky sektor është një TVSH e ulur në nivelin 6%, një politikë spontane parazgjedhore që i dha fund edhe kërkesës së kahershme të operatorëve të tregut. Por qysh kur u njoftua kjo nismë, pjesa që u lakua më shumë ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe nën zë disi edhe reflektim te çmimet. Në fakt, kjo e dyta duket se nuk ka ndodhur.


Nga një vëzhgim që kryem pranë një pjese të mirë të hoteleve, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, kurse disa të tjerë kanë shkuar në rritje. E përbashkëta e gjithë bregdetit shqiptar është që ai flet në euro, të gjitha çmimet jepen në këtë monedhë edhe pse ky vit duket më i favorshëm, sepse gjatë muajve të fundit është vënë re një zhvlerësim i vazhdueshëm. Kjo sigurisht e bën më të lirë koston e akomodimit në një strukturë, por ajo është e papërfillshme për klientin.

Çmimet

Në raport me një vit më parë, çmimet në shumicën e vijës bregdetare nuk duket të kenë pësuar ndonjë ndryshim. Shumica kanë preferuar t’i mbajnë të pandryshuar kurse surpriza e kësaj vere duket se do të jetë Durrësi.

“Monitor” kontaktoi me disa prej hoteleve të këtij qyteti dhe të shtrirë edhe përgjatë Golemit. Konkretisht Flower Spa, një nga hotelet me vlerësim të mirë edhe në Booking për një natë, në një dhomë dyshe aplikon një çmim 70 euro, ndërsa për një dhomë të llogaritur për tre persona, 80 euro. Në Booking, dhoma e fundit për dy persona rezulton me një çmim 150 euro/nata. Një vit më parë, i njëjti hotel aplikonte çmime të paktën 5 euro më pak sesa çmimi aktual, por duke siguruar edhe mëngjesin dhe duke pasur parasysh që ishte një hotel që sapo kishte nisur aktivitetin. Gjithsesi, hoteli rezulton të ketë një frekuentim të lartë në këtë periudhë dhe kryesisht dominojnë të huajt.

Një tjetër hotel i pyetur për këtë fundjavë lidhur me një dhomë për katër persona Diamma në Durrës dha një çmim prej 89 eurosh. Një vit më parë, për të njëjtën kërkesë, çmimi ishte 75 euro.

Hotel Palace ofron një çmim 100 euro për një dhomë standard dyshe, duke e mbajtur në të njëjtin nivel të një viti më parë.

Por ndërsa për Durrësin ka një kërkesë në rritje e lidhur kjo me rezervimet e shkurta pra për një fundjavë duket se e njëjta tendencë shfaqet edhe për Sarandën.

Artani, punonjës pranë Saranda Palace, u shpreh se ka një kërkesë të dobët për rezervime. Ndërkohë që hoteli këtë vit është në fazë rinovimi, rezervimet janë vetëm me afat të shkurtër dhe kjo, sipas tij, është një situatë që mbizotëron në Sarandë. “Është ende korrik dhe ne fluksin përgjithësisht e kemi në gusht. Nga ajo që shohim deri tani situata duket disi dobët, nuk ka shumë kërkesë. Edhe ata që vijnë nuk rrinë me pushime të gjata, por thjesht një fundjavë ose dy-tre ditë”, – shprehet ai.

Por ndryshe duket situata në Himarë dhe Dhërmi. Çmimi i hoteleve mbetet i njëjtë. Hotel Elysium në Dhërmi gjatë qershorit aplikonte këtë vit një çmim 50 euro për një dhomë standard dyshe, në korrik çmimi për të njëjtën dhomë është 80 euro. Pritshmëritë janë që në gusht të kemi një rritje tjetër çmimi, pasi një vit më parë për këtë periudhë, hoteli aplikonte një vlerë 100 euro/nata.

Hotel Kesia po në Dhërmi sërish nuk ka çmime të ndryshuara. Një vit më parë në korrik aplikonte çmimin 45 euro dhe të njëjtin çmim gjejmë edhe këtë vit për çdo natë të llogaritur. Në gusht 2016, çmimi arriti në 75 mijë lekë, ndërkohë që për këtë vit pritet sërish e njëjta lëvizje.

Shëngjini mbetet një tjetër destinacion interesant dhe numrit të lartë të turistëve nga Kosova që janë kthyer në të zakonshëm këtë vit, i është shtuar edhe një numër modest turistësh çekë dhe polakë. Zef Pemati, menaxher i resort Rafaelo në Shëngjin, u shpreh se këtë verë nuk ka ndonjë ndryshim në fluks krahasuar me një vit më parë.

“Ne kemi rritur kapacitetet dhe sot mund të akomodojmë mbi 2100 persona. Këtë verë kemi pasur 160 dhoma me turistë çekë dhe polakë. Gjithsesi për korrikun, kërkesa mbetet në nivelet e një viti më parë. Gushti presim që të ketë më shumë fluks”, shprehet Pemati. E veçanta e resortit Rafaelo lidhet edhe me paketat ‘all inclusive’ që ofrohen me një çmim prej 35 eurosh dita për person. Në rast se do të bëhet një rezervim në momentin e fundit vetëm për një natë çmimi për një dhomë dyshe vlerësohet në 80 euro, kurse ajo në pjesën më luksoze të resortit 100 euro/nata.

Rezervimet me Booking

Hotelet shqiptare prej vitesh kanë filluar të përshtaten me kërkesat që imponon zhvillimi i teknologjisë, rrjeteve sociale apo platformave të veçanta në funksion të shitjes dhe promovimit. Booking.com që njihet edhe si një ndër faqet më të rëndësishme të rezervimit online të një hoteli ka të listuar edhe strukturat që i përkasin Shqipërisë.

Për Durrësin, rezultojnë të jenë 65 struktura dhe deri më 7 korrik 2017, 55% e kapaciteteve të tyre ishin të rezervuara. Çmimi minimal për një dhomë për dy persona rezulton të jetë në nivelin e 10-15 euro, ndërsa maksimali 150 euro nata.

Nga Shëngjini janë vetëm 7 struktura të regjistruara dhe çmimi minimal i ofruar është 24 euro nata, kurse maksimali 80 euro nata. Për Vlorën rezultojnë të rezervuara 55% e strukturave 76 strukturave të listuara. Çmimi minimal nis nga 18 euro për natë kurse maksimali në 99 euro. Tri arsyet pse duhet të vizitohet ky qytet janë: argëtimi, arkeologjia dhe natyra. Në Sarandë janë 242 struktura të listuara nga të cilat janë rezervuar deri më 7 korrik 51% e tyre. Çmimi minimal i strukturave të ofruara është 10 euro/nata, kurse maksimali 300 euro/nata. Sipas Booking tri janë arsyet pse mund të vizitohet Saranda ku renditen: kështjella, monumente dhe historia.

Situata e sektorit

Turizmi që cilësohet si një nga sektorët me potencial më të lartë zhvillimi, por edhe pse mbyllëm një mandat katërvjeçar, duket se nisma e parë dhe e fundit e zbatuar në sektor është ulja e TVSH-së në 6%. Edhe kjo u bë në fund të mandatit. “Fakti është që në 2016, turizmi prodhoi këtu në Shqipëri 1.5 miliardë euro, duke u shndërruar në një shtyllë shumë të fortë të ekonomisë shqiptare dhe krahasuar me një vit më parë, kontributi i turizmit në ekonomi u rrit me 200 mln euro. Projekti ynë i diskutuar dhe i vlerësuar nga BB dhe FMN flet për mundësinë e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm në harkun e 7 apo 8 viteve të ardhshme”, do të shprehej kryeministri Rama pak kohë më parë. E përtej këtij potenciali apo kontributi në ekonomi, turizmi sot nuk është aty ku u premtua nga qeveritë në ardhje dhe ikje mandat pas mandate.

Sot, konkretisht kemi vetëm një kuadër ligjor të përfunduar, një seri rregulloresh të miratuara për strukturat akomoduese, një nismë për kategorizim dhe vendosje të yjeve që mbetet i mjegullt për ecurinë e deritanishme. Fakt është që edhe këtë verë, turistët vendas apo të huaj do të përballen edhe këtë verë me një sektor që vazhdon të zhvillohet spontanisht, me hotele që yjet vazhdojnë t’i vendosin në mënyrë individuale, me çmime që një pjesë i afishojnë dhe një pjesë jo duke preferuar “të bëjnë pazar” në momentin e fundit. Gjasat janë që struktura të kategorizuara dhe shërbime të standardizuara t’i kemi vitin tjetër, por kjo sërish mbetet e shoqëruar me “ndoshta”. /Nertila Maho – Monitor



Ju sugjerojmë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
Para
Babë e bir transportonin hashash, hedhin thasët dhe ia fusin vrapit

Megaoperacioni në Kavajë/ Prokuroria: Si u kapën 1.3 ton kanabis. Emrat e 5 të arrestuarve

Kur mendja e fëmijëve është e frikshme, ja vizatimet që do t’ju tronditin

Kur mendja e fëmijëve është e frikshme, ja vizatimet që do t’ju tronditin

Lista e deputetëve/ Qytetarja i shkruan Berishës: Nuk ju votoj me këto lista

Berisha: Rama cinik, theu kodin e zisë
















TE FUNDIT

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
16 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që...

Lexo më shumë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
16 Korrik, 2026

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}