-U tha në Opinion

Sa është pasuria e Kryeprokurorit Çela


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:52 - 11/06/20 |
Opi Nion

Subjekt i deklarimit që në vitin 2003, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela posedonte në atë periudhë vetëm 33% të një apartamenti në kryeqytet dhe një automjet Mercedes me vlerë 300 mijë lekë.

Në vitin 2008, për herë të parë ai deklaron një depozitë kursimesh me vlerë 500 mijë lekë dhe një llogari rrjedhëse me vlerë 1 mijë euro. Po në këtë periudhë ai deklaron edhe pronësinë e 33 % të 7 mijë metrave katrorë tokë bujqësore, ndërsa e ëma disa llogari bankare me vlerë totale 1 milion e 700 mijë lekë.

Përgjatë kësaj periudhe, të ardhurat kryesore të zotit Çela mbështeten në pagën si Prokuror dhe mësimdhënien si pedagog. Mbi këto të ardhura, dhe shitjen e një pasurie, në vitin 2018 ai ka blerë një apartament me vlerë 82 mijë euro dhe një automjet me vlerë 11 mije e 500 euro. Prokurori i Përgjithshëm deri në fund të vitit 2018, kishte një borxh prej 1 700 000 lekësh, kundrejt 2  personave të afërm të tij./Opinion.al

 

Pas