Bota

Rusia publikon video: Momentet kur tanket kthehen në bazë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 15/02/22 |
Opi Nion

Rusia ka publikuar video të tankeve që tërhiqen nga kufiri me Ukrainën dhe kthehen në bazë.

BBC shkruan se ka qenë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ajo që ka publikuar pamje zyrtare që tregojnë një numër tankesh dhe automjetesh të blinduara të saj duke u larguar nga zona afër kufirit ukrainas.

Më herët zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se disa forca të dislokuara pranë Ukrainës kishin përfunduar stërvitjet e tyre dhe ishin duke bërë gati gjërat për t’u larguar.

“Njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore, pasi kanë përfunduar detyrat e tyre, tashmë kanë filluar ngarkimin në transportin hekurudhor dhe rrugor dhe sot do të fillojnë të lëvizin në garnizonet e tyre ushtarake”, tha zëdhënësi kryesor i ministrisë, Igor Konashenkov, për agjencitë ruse të lajmeve./Opinion.al

Pas