Sulmet ruse vranë 20 ukrainas gjatë mbrëmjes së djeshme në Donetsk të Ukrainës.
“Rusia po vret civilë”, thotë kreu rajonal i Donetsk Vadym Filashkin në një postim në Telegram. Ai thotë se numri i njerëzve të vrarë në rajonin e Donetsk u rrit në 20, ndërsa ai i të plagosurve, në 43.
Forcat ruse sulmuan edhe Dobropillyan, qytet që shtrihet në veri-perëndim të Donetskut të kontrolluar nga Rusia.
Shërbimi rajonal i urgjencës raporton se tetë banesa dhe një ndërtesë administrative u dëmtuar nga sulmet ruse.