Manuel Neuer do t’i mungojë Bayern Munchen për disa javë. Kapiteni i bavarezëve u dëmtua teksa festonte golin e Jamal Musialës kundër Bajer Leverkusen, në takimin e parë të 1/8-ave të Champions League dhe u desh të zëvendësohej nga Jonas Urbig.
Mësohet se portieri veteran gjerman ka pësuar dëmtim muskulor dhe sipas “BILD”, Neuer rrezikon të qëndrojë jashtë deri në pushimin e ardhshëm të kombëtareve.
Kështu, ai do të humbasë ndeshjen e kthimit në Champions të martën e ardhshme, në Leverkusen, si dhe takimin në shtëpi të Bundesligës kundër Bochum, të shtunën.
Urbig mendohet se do jetë zëvendësuesi i Neuer për këto ndeshje.