Bota

Rusia mund të çojë armë bërthamore pranë brigjeve amerikane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 16/01/22 |
Opi Nion

Rusia mund të spostojë armët e saj bërthamore duke i vendosur ato jo shumë larg brigjeve amerikane, duke rikrijuar një skenar që të kujton krizën e raketave Kubane të vitit 1962.

Kjo, sipas New York Times, është një nga masat e propozuara nga zyrtarët rusë në kuadër të negociatave midis Moskës dhe vendeve perëndimore javën e kaluar, në rast se kërkesat e Vladimir Putin nuk plotësohen.

“Ka pasur aludime të padetajuara, se armët bërthamore mund të lëvizeshin,” tha NYT.

New York Times thekson se Putini e ka “treguar këtë qasje” gjatë vitit të kaluar, duke paralajmëruar se nëse Perëndimi kalon “vijën e kuqe”, përgjigja do të ishte e papritur. Në fakt, nëntorin e kaluar vetë Putini kishte sugjeruar se Rusia mund të vendoste raketa nëndetëse hipersonike në një distancë që mund të godiste Uashingtonin.

Presidenti rus ka përsëritur vazhdimisht se perspektiva e një zgjerimi ushtarak perëndimor në Ukrainë përbën një rrezik të papranueshëm, sepse mund të përdoret për të sulme bërthamore kundër Moskës me vetëm disa minuta paralajmërim. Rusia, tha ai, mund të kishte bërë të njëjtën gjë./Opinion.al

Pas