Bota

Rusia miraton vaksinën e Covid, Putin: E ka përdorur një nga vajzat e mia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 11/08/20 |
Opi Nion

Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia është vendi i parë në botë që mori aprovimin e një vaksinë kundër COVID-19, pas më pak se 2 muaj testimesh.

Ky zhvillim i hap rrugë vaksinimit masiv të popullatës ruse edhe pse testet klinike për efikasitetin dhe sigurinë do të vazhdojnë.

Duke folur nga një takim qeveritar për televizionin shtetëror, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga “Gamaleya Institute” në Moskë ishte efektive dhe një nga vajzat e tij e ka përdorur atë, njofton Reuters.

“E di që funksionon në mënyrë efeketive, krijon imunitet të fortë dhe e përsëris, ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme”, tha Putin.

Ai tha se shpreson që shumë shpejt vendi të nisë prodhimin masiv të vaksinës./Opinion.al

 

 

Pas