Bota

Rusia më në fund pranon se anija “Moskva” është fundosur në Detin e Zi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 15/04/22 |
Opi Nion

Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se anija luftarake ruse Moskva është mbytur.

“Gjatë tërheqjes së anijes ruse në port, Moskva humbi stabilitetin për shkak të dëmtimit të marrë nga zjarri dhe nga shpërthimi i municioneve. Në kushtet e detit të stuhishëm, anija u mbyt”, thuhet në deklaratë raporton agjencia e lajmeve TASS.

Raportime të ndryshme ka patur nga pala ruse dhe ukrainase rreth anijes së vendosur në Detin e Zi. Fillimisht Rusia tha se në anije shpërtheu zjarr, duke bërë që të shpërthenin municionet që ndodheshin brenda saj, çka detyroi ekuipazhin të evakuohej. Ukraina thotë se goditi anijen me raketa dhe më vonë pretendoi se ajo ishte fundosur.

Pas