Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj i cili parasheh dhënien e hektarëve të tokës pa pagesë në Lindjen e Largët të Rusisë, në përpjekje për t’i tërhequr njerëzit në rajonin e harruar.
Ligji i ri u publikua sot në gazetën zyrtare ligjore.
Oferta mbetet e hapur për të gjithë qytetarët rusë, me kërkesën e vetme që ata ta përdorin tokën.
Sipas ligjit, qytetarët rusë mund ta marrin nga një hektar tokë, pronë e autoriteteve komunale apo shtetërore, në rajone të Lindjes së Largët, si: Sakha-Yakutia, Kamchatka, Primorye, Khabarovsk, Amur, Magadan, Sakhalin,and Chukotka. REL