Bota

Rusia, incident me aeroplanët e NATO-s


               Publikuar në : 19:05 - 13/08/19 |
el ida

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka detyruar një aeroplan F-18 të NATO-s të largohet, pasi iu afrua një aeroplani ku ndodhej ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Agjensia e lajmeve TASS, raportoi se aeroplani i Shoigut po fluturonte nga Kaliningradi për në Moskë kur ndodhi incidenti, ndërsa NATO-ja nuk ka reaguar ende mbi pretendimet e Rusisë.

Mediat ruse kanë raportuar për një incident të ngjashëm edhe në vitin 2017, mirëpo NATO-ja e mohoi lajmin asokohe, duke thënë se kishte gjurmuar një flotë të aeroplanëve, që nuk kishin arritur të identifikohen./Opinion.al

Pas