Dy persona kanë mbetur të për shkak të një shpërthimi që ka nisur në një zonë ushtarake në rajonin Arkhangelsk të Rusisë.
Lajmi është konfirmuar dhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila shprehet gjithashtu se nga shpërthimi janë plagosur dhe gjashtë persona.
Ministria deklaroi se “në atmosferë nuk janë lëshuar lëndë kimike të rrezikshme dhe se nivelet e rrezatimit janë normale”.
Autoritetet rajonale kanë thënë zjarri ka nisur afër zonës ku kryhen testime për raketa balistike. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë raportuar se qyteti afër, Severodvinsk, ka rritje të vogël të niveleve të rrezatimit dhe kjo gjë ka ndodhur pas shpërthimit.
“Pajisjet në Severodvinsk kanë regjistruar një rritje të nivelit të rrezatimit. Aktualisht shifrat janë kthyer në situatë normale.”
Kujtojmë se brenda tre ditëve në Rusi janë regjistruar dy shpërthime në zonë ushtarake. Më 6 gusht në një seri shpërthimesh në një depo të municionit në rajonin Siberian, Krasnoyarsk Krai mbeti i vdekur një person si dhe u plagosën 8 persona të tjerë./ Opinion.al E.Xh.