Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusët, ukrainasit me qëndrime të ndryshme rreth propozimit për armëpushim

2025/03/12 at 5:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusët, ukrainasit me qëndrime të ndryshme rreth propozimit për armëpushim

Pas bisedimeve tetë orë SHBA – Ukrainë në qytetin saudit Xhedah të martën, administrata e Presidentit Donald Trump tha se do të heqë menjëherë pezullimin e ndihmës ushtarake dhe do të fillojë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën. Njoftimi u bë pasi Kievi pranoi propozimin amerikan për një armëpushim 30 ditor me Rusinë. Propozimi tani duhet të pranohet edhe nga Kremlini. Banorët e Moskës dhe Kievit kanë qëndrime të ndryshme nëse propozimi për armëpushim është një lajm i mirë apo jo.


Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha sot se tanimë ka kontaktuar me Moskën dhe propozimi për armëpushim 30 ditor, i pranuar nga Kievi, do t’i dërgohet Moskës për shqyrtim.

“Ne jemi në pritje të përgjigjes ruse dhe u kemi kërkuar atyre që të ndalojnë të gjitha luftimet. Nëse ata thonë jo, atëherë bëhet e qartë se duhet të shqyrtojmë çdo gjë dhe të kuptojmë se cilat janë qëllimet dhe mendësia e tyre”, tha Sekretari Rubio nga Irlanda, ku ndodhet për vizitë.

Negociatat në Xhedah janë takimi i parë i nivelit të lartë mes Uashingtonit dhe Kievit pas debatit të ashpër para kamerave që Presidenti amerikan Donald Trump pati me homologun ukrainas Volodomyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Në Kiev dhe Moskë, banorët kanë qëndrime të ndryshme nëse zhvillimet e 24 orëve të fundit janë pozitive apo jo.

Ukrainasi Andriy, i cili u zhvendos nga Kramatorsku në Kiev për siguri, beson se pavarësisht qëndrimit të politikanëve, populli amerikan është me Ukrainën.

“Vazhdimi i ndihmave ushtarake është lajm shumë i mirë sepse pa të dhënat e inteligjencës amerikane do të ishte shumë e vështirë për ushtarët tanë të luftojnë. Në kemi marrë mbështetje dhe duhet të vazhdojmë të marrim mbështetje në të ardhmen”, thotë ai.

Ushtari ukrainas, Volodymyr megjithatë shpreh paknaqësi me ndryshimin e politikave të Uashingtonit ndaj Ukrainës.

“Unë e kam përjetuar luftën nga brenda dhe ishte e vështirë të shihje ndryshimin e qëndrimit amerikan. Tani do të ketë përsëri ndryshime dhe mund të ndryshojë edhe e ardhmja jonë personale. Nuk është fundi i botës edhe nëse ata do të ndërprisnin gjithë ndihmat ushtarake”, thotë Volodymyri, ushtar ukrainas i plagosur në fushën e betejës.

Në qytetin afër fushës së betejës, Kharkiv, ukrainasit kanë dyshime që Rusia do të respektonte një marrëveshje.

“Nuk i besoj Putinit. Do të ketë mashtrime prej anës së tyre, siç bëjnë gjithmonë. Natyrisht dua që lufta të marrë fund dhe të rikthejmë tokat tona. Por, rusëve nuk u besoj kategorikisht. Zoti na ndihmoftë që gjithçka të shkojë ashtu siç duam ne”, thotë Vasyl Ponomarenko.

Kremlini tha të mërkurën se pret të mësojë nga Uashingtoni hollësitë e propozimit të armëpushimit, ndërsa zyrtarë të lartë rusë thanë në kushte anonimiteti se marrëveshja duhet të marrë parasysh përparimet që ka bërë Rusia në fushën e betejës.
Disa banorë të Moskës të mërkurën thanë se shpresojnë që bisedimet e paqes do të ndalojnë gjakderdhjen.

“Nuk mund të them gjë sepse autoritetet vendosin për këtë. Ata e dinë më mirë. Asgjë nuk varet nga ne. Ne duam që gjithçka të mbarojë sa më shpejtë që është e mundur. Ne duam të jetojmë në paqe dhe që të mos vdes njeri. Ka kaq shumë vdekje tani”, thotë Maria, banore e Moskës.

Të tjerë janë më skeptikë nëse Rusia do të përfitonte nga propozimi.

“Padyshim propozimi nuk është i mirë për ne sepse ne po përparojmë në fushën e betejës. Operacioni rus “Përmbytja” me 1 mijë ushtarë ishte i suksesshëm së fundmi. Natyrisht pati viktima, pavarësisht që askush nuk ka dëshirë të flas për këtë. Ne gjithashtu po çlirojmë territoret tona në rajonin e Kurskut. Prandaj, marrëveshja është e padrejtë pasi armiku ynë po dobësohet”, thotë Vadimi, banor i Moskës.

“Tani Trumpi na thotë me ultimatum: ‘ndaloni luftën sepse Ukraina është e gatshme për armëpushim. Cili është qëllimi? Ne po dominojmë në fushën e betejës tani, kemi punuar gjatë për këtë. Kishte aq shumë gjakderdhje gjatë vitit të kaluar, prandaj ky armëpushim nuk është gjëja e duhur”, thotë Maxim, banor i Moskës.

Në rast se Moska nuk e pranon marrëveshjen, Sekretari Rubio nuk tha se cila do të jetë përgjigja amerikane, por shtoi që në bisedimet e mëparshme me Moskën, zyrtarët rusë kanë treguar gatishmëri për t’i dhënë fund luftës./VOA



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
‘Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’, kryeministri Rama: Qyteti jeton mes harmonisë fetare

'Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut', kryeministri Rama: Qyteti jeton mes harmonisë fetare

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…

Mbledhja e Kryesisë, zbardhet lista e kandidatëve të PD-së për Tiranën, Fierin, Korçën dhe Durrësin

Zgjedhjet e 11 Majit, zbardhet lista e kandidatëve PD-së për Elbasanin dhe Beratin

Zgjedhjet e 11 Majit, zbardhet lista e kandidatëve PD-së për Elbasanin dhe Beratin
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}