Bota

Rusët qëllojnë drejt gazetarit zviceran në Ukrainë dhe i grabisin paratë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 11/03/22 |
Opi Nion

Gazetari zviceran, Guillaume Briquet ka rënë pre e një sulmi të armatosur të ushtrisë ruse në Ukrianë.

Briquet ndau historinë me gazetaren ukrainase, Tatiana Popov, dhe ajo u publikua nga Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko në Facebook.

Sipas tij, ushtarët rus kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të makinës së tij, e cila kishte logo që identifikohej si media. Gazetari thotë se po udhëtonte nga Kirovograd në rajonin e Nikolaevit, kur ushtarët rus kanë qëlluar me armë dhe më pas i kanë grabitur paratë.

Ai tha se plumbat kaluan afër kokës së tij dhe nëse ai nuk do të ishte ulur pishtë sediljes së makinës do të ishte goditur.

“Nuk është ushtria, janë vrasësit e Putinit”, tha gazetari zviceran. “Shkova në Nikolaev, ku pas kontrollit ukrainasit më lejuan të vazhdojë. Pasi mora patentën time, vazhdova rrugën time. Katër kilometra më vonë ata filluan të qëllojnë në veturën time katër të shtëna kaluan pranë fytyrës sime”, tha ai.

 

Pas