Aktualitet

Qytetarët e Lushnjës në protestë, studentët në Korçë bojkotojnë mësimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 11/03/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme protestat kundër rritjes së çmimeve ka nisur me herët në qytete të ndryshme.

Në aksin Lushnje-Fier në zonën e “Pushimit të Shoferit” ka nisur një protesta e qytetarëve të cilët janë vetorganizuar.

Mësohet se në protestë kanë shkuar banorë të ish-komunave Krutje, Kemishtaj, Remas, Bubullime, Kolonjë e qytetit Lushnje.

Deri tani nuk ka bllokim të rrugës. Megjithatë siç dallohet edhe nga pamjet atje ka forca të shumta policie.

Ndërkohë, studentët e Korçës kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e kësaj të premteje dhe kanë dalë në protestë duke marshuar në rrugët e qytetit.

Më pas ata do të mblidhen për të vijuar protestën para Fakultetit të Ekonomisë. Studentët protestojnë për rritjen e çmimit të naftës, e cila sipas tyre ka prekur në rritjen e çmimit të transportit.

Pas