Deputetja Rudina Hajdari mendon se vetëm zgjedhjet parlamentare të parakohshme mund ta “ndreqin” Shqipërinë.
Në një postim në Twitter, Hajdari shprehet se brenda dhjetorit duhet të zhbëhet marrëveshja e 2008 dhe të miratohen urgjentisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Rekomandime, që sipas Hajdarit do të mundësojnë zgjedhje të ndershme, ndërsa nuk i kursen akuzat në drejtim të kryetarëve të partive.
“Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rek OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend.”/ Opinion.al