Politikë

Rudina Hajdari: Nuk shkoj mirë me “Lulzimat”, njëri më përjashtoi nga partia…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:16 - 09/07/22 |
Opi Nion

Një nga pjesëmarrëset e emisionit më të ri në Tv Klan, Part Time, ishte dhe Rudina Hajdari. Ish-deputetja në sfidën e kësaj jave kishte rolin e kamarieres dhe teksa u njoh me kolegun e saj, rastësia deshi që ai të kishte të njejtin emër me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa po bisedonte me banakierin ajo tha se nuk shkon mirë me ‘Lulzimat’, pasi kolegu i saj më i fundit e përjashtoi nga partia.

Rudina Hajdari: Si të thërrasin Luli, Lulzim?

Banakieri: Për shkurt Luli.

Rudina Hajdari: Ah shumë mirë, emër i bukur është, unë zakonisht nuk shkoj mirë me “Lulzimat”, ishalla ne të dy jemi kolegë të mirë.

Banakieri: Pse?

Rudina Hajdari: Po kam patur një koleg, e ka patur emrin Lulzim edhe më përjashtoi nga partia…

Part-Time është emisioni më i ri, i cili do të na shoqërojë çdo të shtunë, ora 20:00, në Televizionin Klan.

Pas