TIRANË- Në emër të socialistëve ka folur Gramoz Ruçi pas takimit në vilën qeveritare të eksponentëve më të lartë të dy partive në koalicion PS-LSI. “Një nga temat ishte komisioni adhoc në mënyrë që të përshpejtojë punën dhe ligji për dekriminalizimin të miratohet brenda javës. Po vazhdon puna për të arritur në pika të përbashkëta”, tha Ruçi. Në këtë takim morën pjesë: Kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta, kreu i grupit të PS, Ruçi, i grupit të LSI Vasili dhe ministrat: Tahiri dhe Naço.