Bota

Rritje drastike e rasteve, Amerika e Jugut nuk bën dot më gjurmimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 07/07/20 |
Opi Nion

Pavarësisht shpresës për zbutje në verë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur ende me valën e parë të pandemisë. Shifrat po rriten me aq shpejtësi, sa që në Jug dhe Jugperëndim të vendit, gjurmimi i rasteve nuk është më i mundur, sikurse ka bërë me dije një ekspert.

“Rastet po rriten me shpejtësi, sa që ne nuk arrijmë të bëjmë më gjurmim. Madje as nuk e di si mund të bëhet kjo tashmë”, tha Dr. Peter Hotez, shef i mjekësisë tropikale në “Baylor College of Medicine”, cituar nga CNN.

Komenti i tij vjen në një moment kur në SHBA raportohen zyrtarisht 3 milionë raste të personave të infektur. Vendi llogarit rreth 50 mijë raste ditore gjatë javës së shkuar, rekordi më i lartë i regjistruar dhe dy herë më shumë krahasuar me një muj më parë.

Rritja e shpejtë nuk është konsideruar një valë e dytë, pasi rastet nuk u ulën kurrë deri në atë pikë që zyrtarët shpresuan. “Jemi ende të zhytur në valën e parë”, tha në një dalje kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci./Opinion.al

Pas