Rajoni

Rritja e rasteve në Kosovë, Ministria: Kufizimet nuk rikthehen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 14/06/20 |
el ida

Në ditët e fundit Kosova ka regjistruar një shtim të rasteve të reja me Covid-19, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 53 të tillë. Po ashtu vendi shënoi dhe një viktimë. Një e moshuar nga Prizreni, e cila kishte pasur dhe sëmundje shoqëruese, ndërroi jetë në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, sipas një njoftimi të autoriteteve shëndetësore.

Në total, që prej shpërthimit të virusit pandemik, në Kosovë janë prekur mbi 1400 persona nga Covid-19. Nga këta, 928 janë shëruar.

Pavarësisht kësaj situate, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur që masat nuk do të rikthehen. Ministri theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen si dhe bëri me dije se ditët në vijim do të bëhen testime masive./Opinion.al

Pas