10 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, në këtë shtet janë konfirmuar dhe 302 raste të reja me COVID-19.
Viktimat e orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar: 5 në Shkup nga 1 në Strumica, Struga, Prilepi, Ohri, dhe Gostivari.
Në 24 orët e fundit, nëntë pacientë vdiqën në spital, ndërsa një qytetar vdiq në një shtëpi të moshuarish në Shkup.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 92 193, numri i pacientëve të shëruar është 80 837, ndërsa kanë humbur jetën 2841 persona./ Opinion.al