Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Europë

2020/10/25 at 8:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Europë

Në Gjermani po rritet me ritme të shpejta numri i të infektuarve me koronavirus, ndërsa Çekia, Belgjika dhe Holanda janë kthyer ndërkohë në vatra të rrezikshme të pandemisë. Një vështrim mbi përhapjen me shpejtësi të virusit kudo në Europë.


Në fillim ishte kancelarja Merkel që u shpreh për një reduktim në minimum të kontakteve dhe heqjen dorë nga udhëtimet, e pas kësaj u bë i ditur lajmi, se ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është infektuar me Corona. Më 23 tetor Instituti Robert Koch bëri të ditur se janë kaluar më shumë se 11.000 infektime në 24 orë. Në vende të tjera situata është më e rënduar.

Holanda

Me një përqindje infeksionesh me 596 persona për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit, Holanda renditet pas Çekisë me 1066 raste për 100.000 banorë dhe Belgjikës, 932 raste për 100.000 banorë. Për shkak të rritjes kaq të madhe të infektimeve, qeveria holandeze ka vendosur një lockdoën të pjesshëm më 14 tetor. Lokalet, kafenetë dhe restorantet janë mbyllur, nga ora 20:00 nuk lejohet më të ofrohet alkool, kurse në shtëpi nuk lejohet të ftohen më shumë se 3 vetë. Metrotë dhe autobusët përdoren vetëm në raste emergjence. Më 27 tetor vendoset për masa të tjera.

Suedia

Qeveria e këtij vendi ka vendosur për qytetin e katërt më të madh, Uppsala kufizime të forta. Deri më 3 nëntor banorët as nuk lejohet të organizojnë festa dhe dhe as të marrin pjesë në to. Kontaktet me njerëz të tjerë duhet të mënjanohen dhe transporti publik të mos përdoret. Epidemiologu suedez, Anders Tegnell u shpreh se nuk e përjashton që kufizimet të vendosen në pjesë të tjera të vendit. Aktualisht numri i infektimeve të reja ditore është rritur mbi 5000.

Portugalia

Edhe ky vend shënon rritje të mëdha të infektimeve të reja. Në fillim të muajit më 5 tetor u regjistruan 734 raste, në 22 tetor 3270. Që nga 14 tetori vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse më 23 tetor ka pasur kufizime të reja në rajonet veriore të vendit. Në këtë vend u vendos 2 nëntori si ditë përkujtimore për 2000 viktimat e Coronës. Gjurmimi digjital do të zgjerohet, kurse aplikacioni „Stay aëay Covid” do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë.

Belgjikë

Në tetor u rrit tej mase numri i infektimeve në Belgjikë. Ky vend me treguesin 14 ditor të infektimeve prej 932 rastesh në 100.000 banorë konsiderohet si një nga rajonet më të prekura në Europë. Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke e sheh vendin „pak para një cunami”. Pandemia ka kushtuar deri më tani rreth 10.000 jetë njerëzish në Belgjikë. Numri ditor i infektimeve nga 1-22 tetor u rrit nga 1300 në 13.200 raste.

Çeki

Edhe më e tensionuar është gjendja në Çeki. Që nga 5 tetori në këtë vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vendin me 10,7 milionë banorë. Sipas të dhënave të ECDC numri i infektimeve është rritur 1066 raste për 100.000 banorë, vlera më e lartë në të gjithë Europën brenda 14 ditësh. Nga e enjtja janë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë. Qeveria ka urdhëruar që qytetarët të kufizojnë maksimalisht kontaktet.

Franca

Në Francë shënohet një rekord i ri i numrit të infektimeve. Të enjten u shënuan 41.000 raste infektimesh, 15.000 më shumë se një ditë më parë, dhe të premten u kalua numri i përgjithshëm i 1 milionë infektimeve. Qeveria ka vendosur ndalimqarkullimin nga ora 21:00-06:00 të mëngjesit në Paris dhe disa qytete të tjera. Nga kufizimet janë prekur më shumë se dy e treta e francezëve, rreth 46 milionë vetë.

Spanja

Në Spanjë këtë javë numri i infektimeve kaloi 3 milionë vetët. Nga 13-22 tetor u trefishua numri i infektimeve nga 7100 në 21.000 raste. Megjithatë miri fund në Madrid mbyllja e përgjithshme e vendosur deri më 23 tetor, aktualisht synohet që të izolohen vetem lagjet më të prekura nga virusi.

Polonia

Edhe ky vend renditet në trendin negativ të rritjes së infektimeve. Nga 19-22 tetor numri i infektimeve të reja në ditë u rrit nga 7400 në 12.000 raste. Në një kohë që fazën e parë të pandemisë, për shkak të një mbylljeje të shpejtë, vendi e përballoi mirë. Qeveria po e kthen stadiumin kombëtar në Varshavë në spital të Coronës për shkak të numrit të infektimeve. Deri në fund të kësaj jave aty do të jenë gati 500 shtretër për pacientët Covi dhe 50 shtretër intensivë. Nga 18 tetori janë vendosur kufizime të kontakteve. Të shtunën u bë e ditur se presidenti Andrzej Duda është infektuar me Corona.

Austri, Zvicër, Luksemburg dhe Danimarkë

Edhe fqinjët e Gjermanisë shënojnë shifra të larta infektimesh. Më mirë është gjendja në Danimarkë, që ka një tregues 14 ditor 113 raste për 100.000 banorë. Luksemburgu konsiderohet një vatër e pandemisë me 507 raste për 100.000 banorë. Edhe në Austri shifrat janë rritur me mbi 2000 infektime në ditë. Më e rrezikuar paraqitet gjendja në Zvicër. Gazeta ditore “Südostschëeiz” nga Chur bën një prognozë të errët: Zvicra kaq e organizuar dhe e pasur mund të kthehet në një vatër ndërkombëtare të pandemisë. Mesatarja javore shënon një rritje të infektimeve me 112%



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
48 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Himarë

48 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Himarë

Rinas/ Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, arrestohen 2 persona

Rinas/ Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, arrestohen 2 persona

Përplasja me Greqinë, Turqia zgjat misionin e eksplorimit në Mesdhe

Përplasja me Greqinë, Turqia zgjat misionin e eksplorimit në Mesdhe
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}