Aktualitet

Rriten temperaturat, si parashikohet moti për ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 21/07/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme bregdeti shqiptar do të ketë një mot me kthjellime, por zonat e ulëta dhe malore do kenë kalime vranësirash gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, por edhe orët e natës të sjellin largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas