Aktualitet

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 03/09/21 |
Opi Nion

Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar. Konkretisht me diell paraqitet bregdeti dhe zona e ulët ndërsa në zonat lindore do ketë vranësira kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në skajet veri dhe jug, por pa mundur të sjellin reshje. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

Pas