Aktualitet

Rriten shifrat, 130 persona të infektuar në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 04/08/20 |
Opi Nion

Vijon të mbetet shqetësuese situata e infektimeve nga Covid 19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se 4 persona kane humbur jeten 24 oret e fundit.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese”, thuhet ne njoftim.

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë kryer 546 testime dhe kanë rezultuar 130 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1404
Durrës 302
Shkodër 231
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 87
Korçë 82
Kukës 74
Elbasan 54
Berat 33
Dibër 31
Gjirokastër 25

Ministria thekson se respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19./Opinion.al

Pas