Ministria bëri po ashtu me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 75 persona. Rastet e reja janë në Shkup, Kumanov, Shtip, Tetovë, Kavadar, Gostivar, Strumic, Koçani, Probishtip, Makedonski Brod, Vinicë, Shën Nikollë, Kërçovë, dhe Negotinë.

Ndërkohë Instituti i shëndetit Publik në Maqedoni e Veriut bën me dije se janë shëruar 136 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 11202 persona, prej të cilëve 7108 janë shëruar kurse 505 pacientë kanë humbur betejën./Opinion.al