Bota

Rrëzimi i avionit në Itali, kush është miliarderi që u shua bashkë me familjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 03/10/21 |
Opi Nion

Tetë persona ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, ku një avion privat ra mbi një ndërtesë këtë të diel në San Donato Milanese të Milanos. Të gjithë personat që ndodheshin në bord humbën jetën.

Viktimë e kësaj ngjarjeje është piloti i avionit 68-vjeçari rumun Dan Petrescu, i cili ishte po ashtu pronar i mjetit të blerë në 2015-n. Ai konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh.

Po ashtu, në mesin e viktimave është edhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, e lindur në Rumani dhe me shtetësi franceze, si dhe djali i tyre 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu, i lindur në Mynih, gjithashtu me dy shtetësi. Edhe pesë persona të tjerë ende të paidetifikuar, përfshirë edhe një fëmijë mbetën të vdekur në këtë aksident.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht janë të paqarta, ndërsa autoritetet italiane po vijojnë hetimet./Opinion.al

Pas