Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziku më i madh për SHBA-në, ekstremistët e brendshëm

2020/06/07 at 11:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rreziku më i madh për SHBA-në, ekstremistët e brendshëm

Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertoff, komenton në një intervistë për situatën në Shtetet e Bashkuara. Duke folur për Ia Meurmeshvilin e shërbimit gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Chertoff flet për çfarë duhet bërë që të ulen tensionet, si dhe për shfrytëzimin e situatës aktuale nga fuqi kundërshtare, si Kina dhe Rusia.


Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare Michael Chertoff thotë se shkëndija e tensioneve të tanishme ishte arrestimi dhe prangosja e një personi që dyshohej se kishte kryer një krim jo të dhunshëm.

“I vendosën prangat dhe për ndonjë arsye që nuk ka fare kuptim, donin ta shtrinin në tokë. Njëri prej policëve vendosi gjurin mbi qafën e individit për 8 minuta, duke shkaktuar vdekjen e tij. Dhe sigurisht ndaj tij tashmë janë ngritur akuza për vrasjen e afrikano-amerikanit që kishte prangosur, duke shkaktuar edhe zemërim tek njerëzit. Në fakt, kemi patur një numër incidentesh gjatë vitit të fundit ku duket se në veçanti afrikano-amerikanët kanë qenë viktima ose të urrejtjes, ose të zemërimit, ose të ndonjë emocioni tjetër të padrejtë që ka përfunduar me vdekjen”, tha zoti Chertoff.

Pasi përmend raste të tjera të ditëve të fundit, zoti Chertoff thotë se shumica e komuniteteve të pakicave, dhe të tjerë, janë thellësisht të ofenduar dhe të trazuar nga manifestime të tilla të racizmit, dhe në disa raste, të dhunës nga policia.

“Kjo ndezi realisht demonstratat. Do të thoja se shumica e njerëzve që po marrin pjesë në demonstrata, nuk janë të dhunshëm. Ata po ushtrojnë vërtet të drejtën e tyre për fjalën e lirë dhe po protestojnë. Fatkeqësisht, ekziston një numër i vogël që janë të dhunshëm, që janë provokatorë. Janë ose ekstremistë të djathtë, ose ekstremistë të majtë, dhe dëshirojnë vërtet të nxisnin një konflikt të dhunshëm. Kjo ndodh herëpashere. Ekziston një numër njerëzish që dëshirojnë ta shfrytëzojnë situatën për të plaçkitur. Pra janë këto dy grupime, ekstremistët dhe plaçkitësit, që po krijojnë imazhin e trazirave të dhunshme. Por në fakt, shumica po protestojnë paqësisht”, thotë ai.

Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare nuk është dakord me përdorimin e ushtrisë për protestat, pasi ushtria mund të aktivizohet vetëm për raste tepër të veçanta dhe se është vepruar kështu vetëm një ose dy herë gjatë 50 viteve të fundit.

“Kur ka patur rrethana të tilla në të kaluarën, udhëheqësit e vendit kanë dalë dhe kanë folur siç foli tani ish-Presidenti Bush, se ‘E kuptoj dhimbjen. Jam i pikëlluar dhe i zemëruar nga ajo që i ndodhi zotit Floyd. Duhet të përmirësohemi.’ Dhe shpresoj që Kongresi të punojë për projekt-ligje që do të trajtojnë sjelljen e gabuar të policisë. Kjo do t’u jepte demonstruesve ndjesinë se po i dëgjojnë”, thotë zoti Chertoff.

Sidoqoftë zoti Chertoff thotë se përgjegjësia më e madhe do të jetë mbi shpatullat e udhëheqësve të komuniteteve, të cilët duhet tu bëjnë thirrje njerëzve ta ngrenë zërin dhe të votojnë njerëzit e duhur për tu përballur me çështje, si pabarazia, urrejtja, paragjykimi dhe reagimi i tepruar policor.

Gjithashtu, në këtë periudhë delikate për Shtetet e Bashkuara, fuqi të huaja, si Rusia dhe Kina, duket se po përfitojnë nga situata. Vetëm pak ditë më parë për shembull, ministri i jashtëm kinez përsëriti fjalët e George Floyd-it “nuk marr dot frymë”.

“Nuk befasohem kur mësoj se Rusia dhe Kina po përdorin mediat sociale për rritur tensionet. Nëse kthehemi pas në kohë me nja dy vite, është e qartë se rusët u përpoqën të shkaktonin zemëratë mes lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe policisë, me qëllim shkaktimin e dhunës”, thotë ai.

Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare thotë se tashmë Kina po përballet me situatën e Hong Kongut dhe se këto zhvillime në Amerikë janë si një dhuratë për të. Autoriteteve kineze, tha ai, u pëlqen së tepërmi të kapen pas ndonjë krize dhe ta përdorin si justifikim për të goditur më tej demokracinë dhe fjalën e lirë. Megjithëse bën thirrje për vigjilencë ndaj aktorëve të huaj në internet që mundohen të hiqen si amerikanë, zoti Chertoff paralajmëron se rreziku më i madh po vjen nga vetë shtetas amerikanë që aderojnë në grupime ekstremiste. / VOA



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë, caktohet masa për 37-vjeçarin

Nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë, caktohet masa për 37-vjeçarin

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë, PD:I shërben axhendës politike të Ramës

"Kandidatët e PD për deputetë dhe kryetarë bashkie do të zgjidhen me votë"

Marrëveshja për Zgjedhoren, Meta vlerëson arritjen e konsensusit

Marrëveshja për Zgjedhoren, Meta vlerëson arritjen e konsensusit
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}