Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

2025/06/25 at 4:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

Monopatinat elektrike, të cilat hynë në qarkullim si simbol i teknologjisë moderne urbane dhe si mjete ekologjike, po përballen me ndalime dhe kufizime të forta në shumë qytete dhe shtete në mbarë botën.

Nga Parisi në Maltë, nga Melburni në Singapor, siguria publike po merr prioritet mbi inovacionin.

Që nga 1 Shtatori i vitit 2023, monopatinat me qira janë të ndaluara në Paris. Vendimi u mor me anë të një referendumi qytetar, ku 90 % e votuesve u shprehën kundër.

Autoritetet raportuan rritje të aksidenteve, kaos në hapësirat publike dhe shkelje të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e monopatinave.

Por në Mars të vitit 2024, Malta bëri një hap drastik, duke ndaluar të gjitha monopatinat me qira në të gjithë vendin.

Ministri i Transportit deklaroi se shërbimet me qira për monopatina elektrike ishin kthyer në burim problemesh për qytetarët dhe se operatorët nuk kishin respektuar rregullat bazë.

Përdorimi privat është ende i lejuar, por me kufizime të forta.

Me mbi 1,600 raste aksidentesh të rënda dhe disa humbje jete të lidhura me monopatinat, Finlanda vendosi në Qershor 2025 që personat nën 15 vjeç nuk mund t’i përdorin më këto mjete.

Gjithashtu, monopatinat nuk mund të qarkullojnë pa një licencë të veçantë nga bashkitë përkatëse.

Ligji i ri kërkon gjithashtu kufizim të shpejtësisë në 25 km/h dhe ndalon përdorimin nën efektin e alkoolit.

Qyteti i Melburnit në Australi, ndaloi në Gusht 2024 monopatinat me qira në rrugët e tij, pas një viti me qindra ankesa, 256 të aksidentuar dhe 1 viktimë.

Autoritetet thanë se operatoret nuk kishin zbatuar standardet e sigurisë dhe qyteti nuk kishte kapacitet të menaxhonte përhapjen kaotike të tyre.

Në Irlandë, monopatinat janë ndaluar në të gjitha format e transportit publik, për shkak të rrezikut të shpërthimeve nga bateritë.

Po ashtu, në Britaninë e Madhe, monopatinat private nuk janë të lejuara në rrugë apo trotuare, përveç programeve pilot të kufizuara në disa qytete.

Singapori ishte ndër të parët që ndaloi përdorimin e monopatinave në trotuare, që në Nëntor 2019, pas një numri aksidentesh me pasoja fatale. Ato lejohen vetëm në rruge të caktuara dhe me standarde të larta sigurie.

Megjithëse monopatinat elektrike promovohen si alternativa të pastra për transportin urban, realiteti ka treguar se mungesa e rregullave strikte, mbikëqyrja e dobët dhe mosrespektimi i hapësirave publike i ka kthyer ato në burim aksidentesh dhe në rrezik për qarkullimin.

Ju sugjerojmë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

TE FUNDIT

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com