Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrënimi i kishave të Voskopojës/ Premtime boshe, jo vepra për rijetëzim

2023/04/21 at 9:32 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrënimi i kishave të Voskopojës/ Premtime boshe, jo vepra për rijetëzim

Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmin për restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë.


Veçantia e Voskopojës janë kishat, por nga 22 të dikurshme, sot vetëm 8 janë funksionale. Për këtë problematikë, “Stop” shkoi në Drejtorinë e Kulturës Kombtare Korçë dhe komunikoi me drejtorin Edvis Koki i cili tha se projekti është miratuar, por është në fazë prokurimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Drejtori tha në Janar se brenda muajit Mars do të niste procesi i restaurimit të këtyre objekteve.

Edvis Koki: Është referuar dhe nga ana jonë përsa i përket problematikës. Është listuar tek objektet e listës së riskut, të cilat janë objekte, që kanë nevoja prioritare për të ndërhyrë dhe së bashku me tre objekte të tjera në Voskopojë dhe në Vithkuq. Në dijeninë time, është në fazë prokurimi, sepse prokurimi është bërë nga një ent tjetër, është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet BEZH-it dhe shumë shpejt, besoj është ende në fazën e prokurimit sipas legjislacionit shqiptar. Besoj, që brenda muajit mars mund të nisi procesi i restaurimit të këtyre objekteve, të cilat i përkasin dhe rrugëve të besimit. 

Sipas informacioneve të “Stop” rindërtimi i kishës do të kërkonte një fond prej 3 milionë Lekësh të reja. Në fakt ekzistojnë programet e rijetëzimit për banesat monument kulture, por sipas drejtoreshës së komanduar është hapur tani thirrja e dytë është për persona dhe individë që janë për pjesë banesash private.

Drejtoresha e komanduar: Nëse punëtorët mund të hipin, tani në këtë kohë nuk mund të ndërhyhet dhe të hapet çatia në një periudhë që është duke rënë borë dhe shi. Sjell probleme më të mëdha hapja e çatisë në këtë periudhë. Në periudhën e Prillit është parashikuar.

Bonusi i rijetëzimit, nëse e keni fjalën për projektet e bonusit të rijetëzimit që është hapur tani thirrja e dytë është për persona dhe individë që janë për pjesë banesash, që do të thotë se janë banesa private. Ne kemi një fond mirëmbajtjeje që është 8 milionë Lekë të vjetra dhe parashikojmë që të kemi dy qarqe, Korçën dhe Elbasanin dhe për të gjitha këto objekte. Janë rreth 170 në Korçë dhe 160 në Elbasan e për të gjitha këto objekte, supozohet që ët ketë fond mirëmbajtjeje.

Për restaurimin e kësaj kishe 300 vjeçare nuk ka fond dhe institucionet detyrohen të kërkojnë fond nga donatorë të huaj. Përpara 5 vitesh, në 2017-ën, ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se kishat e Voskopojës do të shpëtonin nga degradimi pasi do të përfshiheshin në projektin e rindërtimit me vlerë 12 milionë Lekë të reja. Por as në këtë projekt nuk u përfshi kisha e Shën Mëhillit.

Mirela Kumbaro në 2017-ën: Me një ndërhyrje me 12 milionë Lekë të reja, mund të themi pa frikë që i kemi nxjerrë të dyja këto kisha nga rreziku, nga çarja, nga lagështia shumë e rënduar, dhe e akumuluar ndër dekada. Ne e kemi nisur strategji që përkon me Rilindjen Urbane, por tashmë në këtë mandat të dytë do të shkojë drejt asaj që ne e kemi quajtur Rilindja Rurale. Na duhet të pranojmë që mosndërhyrja për periudha shumë të gjata, dekada të tëra në strukturat e kishave, ka sjellë lagështi dhe amortizim të pikturave murale, të cilat do të jenë pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjes.

Nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare thonë se në këtë fond kanë qenë të përfshira vetëm 4 kisha.

“Stop” komunikoi sërish me drejtoreshën e komanduar dhe ajo tha se ishte vazhdimisht në monitorim, por problematika është ende ekzistente.

Drejtoresha e komanduar: Ne kemi nisur në fakt 3 shkresa Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë pjesë, por nuk kemi një përgjigje zyrtare.

Gazetarja: Ju më keni thënë që nga fundi i Marsit fillojnë punimet për shkak të kohës. Nga e keni marrë këtë informacion?

Drejtoresha e komanduar: Sepse ka qenë pjesa e procedurës që kishte nisur dhe ishte një parashikim. Drejtoria jonë kishte si detyrë hartimin e projektit dhe inspektimin e vazhdueshëm të objektit. Gjendja vazhdon akoma e njëjtë. Ne kemi mbajtur pocesverbalet për objektin. Kemi vënë në diejni dhe insitutin gjatë gjithë kësaj kohe. Është një shqetësim shumë i madh dhe për ne./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Redon Makashi: Propozimi i parë me letër çamçakëzi

Redon Makashi: Propozimi i parë me letër çamçakëzi

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 22 prill 2023

Zjarr në Spitalin Rajonal Shkodër, policia jep detaje

Zjarr në Spitalin Rajonal Shkodër, policia jep detaje
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}