Aktualitet

Rrëmbimi i Prengës,Gjykata e Posaçme jep masat e sigurisë për të akuzuarit


               Publikuar në : 17:57 - 21/02/20 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Të dyshuarit dolën para gjykatës për rivlerësim mase sigurie pasi dosja e Prokurorisë së Tiranës kaloi për kompetencë në SPAK.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka vendosur që Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj të qëndrojnë në burg.

Sipas autoriteteve, rrëmbimi i Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe është dhunuar deri sa ka humbur jetën. Sipas informacioneve, 49-vjeçari ka mbërritur i pajetë në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak.

Një ditë pas ngjarjes Policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Sipas grupit hetimor, arsyeja e konfliktit dhe pengmarrjes së 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 260 kg kokainë që nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, trupi Jan Prengës ende nuk është gjetur./ Opinion.al

Pas