Aktualitet

Rrëmbimi i Jan Prengës, dënohet me burgim të përjetshëm Festim Bezhdili



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 29/09/22 |
Opi Nion

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbim dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ngjarja ka ndodhur në Janar të vitit  2020, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i Jan Prengës.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës. Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Edhe pse ende nuk është gjetur trupi i Jan Prengës, SPAK tha para Gjykatës se për shkak të gjakut të gjetur dhe pamjeve filmike, ka dalë në përfundimin se ai ka humbur jetën.

Po ashtu, Prokuroria e Posacme ka dyshime se autori i krimit e di se ku është fshehur trupi i pajetë i Prengës, por nuk e tregon atë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shkak për ngjrarjen e rëndë u bë grabitja e një sasie kokaine në portin Portsmuth në Angli, grabitje për të cilën Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi, fajësonin vëllain e Jan Prengës, Astrit Prengën.

Ndërkohë, për këtë ngjarje janë në kërkim 7 persona, mes të cilëve Gentian Funiqi dhe Dritan Rexhepi, si porositës të rrëmbimit.

Pas