Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rregullorja e Kuvendit/ Propozon i PD: Sekretariati i Etikës me anëtarë të barabartë

2026/05/13 at 2:33 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë

Me amendamentet e propozuara për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike synon t’i vërë fre përjashtimeve nga seancat plenare. PD kërkon ndryshimin e përbërjes së sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili aktualisht përbëhet nga 5 anëtarë, 3 PS dhe 2 PD.


Grupi parlamentar i PD-së, propozon që sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të përbëhet nga një sekretar dhe pesë anëtarë, në raporte të barabarta ndërmjet shumicës dhe pakicës parlamentare. Sipas tyre, etika dhe rregulli në veprimtarinë e Kuvendit duhet të ushtrohet në mënyrë të përbashkët, ose në të kundërt ky sekretariat ashtu si edhe masat disiplinore mund të përdoren si një instrument politik në duart e mazhorancës.

“Për çështjet që trajton ky Sekretariat duhet të ketë përpjekje të sinqerta ndërmjet palëve për të gjetur konsensus, përfshirë edhe sanksionimin e sjelljeve që shkelin rregullat disiplinore. Etika dhe rregulli në veprimtarinë e Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët dhe si e tillë duhet të ushtrohet në mënyrë të përbashkët. Në të kundërt, kjo strukturë, ashtu si edhe masat disiplinore mund të përdoren si një instrument politik në duart e mazhorancës për të abuzuar me pozitën e saj dominuese, cka është е papranueshme referuar vendimeve nr. 48/2024 dhe nr. 18/2026 të Gjykatës Kushtetuese, jurisprudencës së sistemit gjyqësor shqiptar, si dhe vendimit Karacsony kundër Hungarisë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në relacionin e PD.

Po ashtu, PD propozon që në rast se deputetët kanë ankimuar vendimet e sekretariatit të Etikës apo të drejtuesit të seancës plenare, efekti i vendimit pezullohet derisa të shprehet Byroja e Kuvendit.

“Me paraqitjen e ankimit, urdhri i drejtuesit të seancës plenare/komisionit dhe/ose vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën pezullohet deri në dhënien e vendimit nga Byroja e Kuvendit”, thuhet në propozimin e PD.

PD kërkon t’i japë fund edhe seancave që zgjasin deri në orën e para të mëngjesit. Ata propozojnë që “në rast të zgjatjes së seancës plenare përtej orës 22:00, me kërkesë të kryetarit të një grupi parlamentar, seanca plenare ndërpritet dhe rifillon ditën pasaardhëse në ora 10:00”.

Kur PS propozoi formulën e re të komisioneve, pika që solli debatin më të madh mes palëve ishte shkrirja e komisionit për Çështjet Europiane në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme. Opozita kërkon ndarjen e këtij komisioni në dy dhe të marrin drejtimin e çështjeve për integrimin.

“Duke pasur parasysh fazën kritike në të cilën ndodhet integrimi evropian i vendit, faktin që vendet e rajonit ka një komision të posaçëm për çështjet evropiane apo ato të integrimit evropian, si dhe me qëllim garantimin e gjithëpërfshirjes dhe një roli domethënës të opozitës në këtë proces, Grupi Parlamentar i PD-së duhet të kërkojë që të ketë një ndarje të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Komisionin për Çështjet Evropiane dhe Komisionin për Punët e Jashtme, ku drejtimi i të parit duhet t’i lihet një përfaqësuesi të opozitës parlamentare”, thotë PD.

Ndërkohë, PS në propozimet e saj nuk tërhiqet nga ndryshimi i numrit të komisioneve nga 8 në 11, ndonëse Kushtetuesja e detyroi parlamentin të ribënte procedurën e kompozimit të komisioneve.

Një tjetër pikë që refuzon PD është edhe ulja e numrit të kohës së deputetëve nga 10 minuta në 5.

“Çdo ndërhyrje në lirinë e shprehjes, veçanërisht të deputetëve të opozitës duhet të jetë sa më e kufizuar dhe e justifikuar me arsye të veçanta. Kufizimi i kohës së diskutimeve synon të reduktoјё hapësirën e deputetëve të opozitës në Parlament, duke vështirësuar ushtrimin е funksioneve të tyre, përfshirë përfaqësimin efektiv të qytetarëve nëpërmjet diskutimeve, propozimeve, debatit, interpelancave pyetjeve, mocioneve, deklaratave dhe votës”, thotë PD.

Në draft, PD propozon që kryesimi i grupeve të miqësisë, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në këshillim me kryetarët e grupeve parlamentare, duke mbajtur parasysh përfaqësimin politik sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend.



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Miratohet subvencioni për shoqëritë e transportit publik, Karakaçi tregon detajet

Miratohet subvencioni për shoqëritë e transportit publik, Karakaçi tregon detajet

Shoqërimi i shtetasve të huaj gjatë protestës, Berisha: Inskenim i policisë

Shoqërimi i shtetasve të huaj gjatë protestës, Berisha: Inskenim i policisë

Bashkia vendos çmimet/ Velipojë, çadra dhe shezlongët jo më shtrenjtë se 900 lekë

Bashkia vendos çmimet/ Velipojë, çadra dhe shezlongët jo më shtrenjtë se 900 lekë
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}