Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi tronditës i nënës/ Si na e përdhunuan vajzën në familjen ku ishte punësuar

2016/09/02 at 9:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi tronditës i nënës/ Si na e përdhunuan vajzën në familjen ku ishte punësuar

“Vajzën na e përdhunuan në punë, ka përfunduar në psikiatri”. Ky është denoncim i rrallë i dy prindërve, bashkëshortëve Idajet dhe Nevruze Çoniku, banues në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit.


Ata tregojnë se vajza e tyre 23­vjeçare është torturuar dhe përdhunuar në familjen ku kujdesej për një fëmijë 10­vjec, dhe pastaj përfundoi në psikiatri, me probleme mendore. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ata rrëfejnë gjithë sa dinë.

Zonja Nevruze, mund të na thoni se çfarë ka ndo­dhur me vajzën tuaj?

Ime bijë Desara ka punuar në një familje në Durrës. Ajo përkujdesej për djalin 10-­vjeçar të një familjeje, i cili është i paralizuar. Në këtë familje, vajza u punësua 6 muaj më parë. Bashkëshortët ishin të ndarë, gruaja me djalin e madh jetojnë në Itali. Kurse kryefamiljari jeton me djalin e sëmurë këtu në qytet. Më 20 gusht, Desarën e pushuan nga puna, sapo erdhi nëna e djalit 10­-vjeçar nga Italia. I thanë që do merrnin një grua më të moshuar, ndaj vajza mblodhi rrobat e veta dhe u kthye në shtëpi. Më 23 gusht, në mëngjes rreth orës 07:00, time bijë e morën në telefon. Dëgjova se personi që e mori i tha shpirt, ndërsa vajza iku si rrufe këmbëzbathur me një fustan të bardhë që ia kisha blerë unë. U shqetësova shumë, pasi nuk më tha se ku do të shkonte.

Po më pas?

Pas disa orësh, aty nga dreka shkova tek shtëpia e familjes ku ajo kishte punuar, pasi nuk dija ku ta kërkoja. I rashë derës dhe më doli djali i tyre 18 vjeç, i cili kishte ardhur nga Italia me nënën e tij. Ai ishte me një shok të tijin në shtëpi. E pyeta për Desarën, ndërsa ai më tha: Është në shtëpi, në gjumë. Më ish tharë fyti, ndaj i kërkova një gotë ujë. Djali më solli ujin dhe më solli edhe kafe. Prita 1 orë në banesë, ndërsa erdhi e zonja e shtëpisë me djalin e sëmurë 10­-vjeçar, të cilin e kishte nxjerrë shëtitje. Ajo më tha se vajza ime nuk kishte përse rrinte më në shtëpinë e tyre, pasi do të merrnin një grua të moshuar. Ndërsa, unë ia ktheva se kisha shkuar aty për të marrë vajzën. Kaloi edhe 1 orë tjetër, kur pashë vajzën time që doli lakuriq nga dushi. U shokova kur e pashë.

Vajza ishte koshiente që doli ashtu e zhveshur?

Nuk ishte fare në rregull. I thashë që të vishte fustanin, por pjesëtarët e familjes ku ajo kishte punuar më thanë se e kishte grisur. E zonja më tha që duhej të merrja urgjent vajzën, ndaj sajova diçka për ta veshur dhe e mora me vete. Desara kishte tri ditë e tri net që nuk kishte ngrënë gjë, që kur e kishin hequr nga puna. E mora vajzën dhe e çova në shtëpi me një taksi.

E lajmëruat policinë për ngjarjen?

Pasdite vajza u bë shumë agresive. Unë kam një djalë 22 vjeç që është i paralizuar. Ajo iu afrua të vëllait dhe kërkonte që ta ngrinte në këmbë, ndërsa i thoshte “çohu dhe merr hakun tim”. Desh e vrau të vëllanë. Vajza u bë tjetër njeri, nuk njihte askënd. As mua e as babanë e saj. Desara nuk ishte më në vete, ndaj ne lajmëruam policinë. Pasditen e 23 gushtit bëmë denoncim në polici. Si reagoi policia? Vajzën e mbajtën me pranga në duar. Më pas e çuan në spital, tek ekspertiza mjekoligjore. Spitali nuk e mbajti time bijë. Një punonjës policie u mor me mjekët dhe me kryerjen e procedurave dhe të nesërmen në drekë e dërguan Desarën në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mua më thanë që vajza nuk ka asnjë shenjë dhune dhe asnjë dëmtim.

Kush e mori vendimin për ta çuar vajzën tuaj në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit?

Policia dhe mjekët e morën vendimin. Ju e keni ekspertizën e vajzës? Jo, mua më kishte ikur mendja, nuk dija se çfarë po ndodhte.

Policia e mori dëshminë e Desarës?

Jo, nuk ia morën. Thanë që kur të shërohet e t’i vijë mendja, do e pyesin. Thanë që nuk është në gjendje ta marrin në pyetje. Gjithçka e bënë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i ka ndodhur sime bije.

Cila është e vërteta sipas jush?

Unë dyshoj që vajzën, e cila luajti mendsh ma kanë torturuar, dhunuar e përdhunuar. Kjo, nisur nga shenjat që ajo i kishte në trup. Tre muajt e fundit, ajo nuk e kishte marrë rrogën.

Ka pasur më përpara shqetësime shëndetësore vajza juaj?

Asnjëherë nuk ka qenë e sëmurë. Madje vajza ishte ajo që punonte e mbante shtëpinë tonë. Unë kujdesem për djalin tim që e kam të paralizuar, bashkëshorti është pa punë, mbledh bidonë plastikë në kazanët e plehrave.

E keni vizituar Desarën në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit?

Shkoj çdo ditë atje për ta takuar, por nuk është në vete. Kur përmendet, thotë që i kanë dhënë një gotë me ujë të bardhë për të pirë, thotë që e kanë përdhunuar, pastaj sërish bëhet keq.

Zonja Nevruze, mesa jeni ju në dijeni, ka nisur hetim policia e Durrësit për rastin e vajzës suaj?

Unë di që policia ka shoqëruar pronarin e shtëpisë ku punonte vajza. Atë e kanë mbajtur 24 orë në polici dhe më pas është lënë i lirë. Pasi ma çuan vajzën në Psikiatri, policia nuk më ka thirrur për të dhënë sqarime.

Çfarë kërkoni ju si nënë?

Kërkoj që organet kompetente të zbardhin sa më shpejt të vërtetën se çfarë i ndodhi vajzës sime, çfarë i bënë që ajo u çmend brenda një dite. Të gjendet personi që e ka dhunuar atë. Kërkoj që të më shërojnë vajzën e të ma sjellin në shtëpi, pasi është drita e syve të mi.

Etiketa: ambjenti ku punonteperdhunimivajza


Ju sugjerojmë

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
Bota

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

1 Korrik, 2026 3:49 pm
Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
Aktualitet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

1 Korrik, 2026 3:31 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake
Bota

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake

1 Korrik, 2026 2:43 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Ja në cilin vend ekzotik po e kalon ditëlindjen Luana Vjollca…

Ja në cilin vend ekzotik po e kalon ditëlindjen Luana Vjollca...

Berisha: Olsi dhe Besniku i partisë marrin ARMO-n, kërcënuan miliarderët e huaj 

Berisha: Olsi dhe Besniku i partisë marrin ARMO-n, kërcënuan miliarderët e huaj 

Lame debaton me Ramën për stadiumin: “Trim është ai që flet kur s’e shohin”

Lame debaton me Ramën për stadiumin: “Trim është ai që flet kur s’e shohin”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
1 Korrik, 2026

Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që...

Lexo më shumë

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
1 Korrik, 2026

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin...

Lexo më shumë

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
1 Korrik, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}