Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i trishtë/ Shoqja me të cilën luaja, nuk e dija që ishte motra ime

2020/02/09 at 5:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i trishtë/ Shoqja me të cilën luaja, nuk e dija që ishte motra ime

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ishte e ftuar Feride Tahiri, e cila tregoi një histori të pazakontë. Ajo është nga Kosova, por prej vitesh jeton në Gjermani. Feride në studio tregoi se kur mamaja e saj ishte 3-javëshe pësoi hemoragji dhe ndërroi jetë.


Babai i saj mbeti vetëm me dy vajzat, njërën 3 vjeç dhe Ferideja 3-javëshe. Për shkak se nuk mundej dot të kujdesej për to, ai vendosi që Feriden ta jepte tek komshinjtë, të cilëve iu dha gjithë orenditë e shtëpisë në mënyrë që të kujdeseshin për të.

Por për shkak se ata nuk kujdeseshin mirë për të, babai i saj vendosi ta jepte për birësim shumë afër shtëpisë ku jetonte, në mënyrë që vogëlushja e tij të mos ndahej nga e motra dhe prej tij.

Teksa po rritej, Ferideja nuk e dinte që shoqja me të cilën ajo luante ishte motra e saj. Gjaku dukej se e thërriste dhe ajo mezi priste të shkonte në familjen e mikes së saj, pa e ditur që ishte familja e saj gjithashtu.

Ardit Gjebrea: Ti je e dyta?

Feride Tahiri: E dyta. Kur linda unë çdo gjë në rregull! I bëra tre javë, pas tre javësh mamaja ime kishe pësuar një hemoragji, një gjakëderdhje të jashtëzakonshme, që mjekët e asaj kohe nuk kishin pasur mundësi ta kuronin dhe kishte vdekur nëna. Kur më vdiq mami, pastaj filloi ajo jeta ime. Babi mbeti ashtu vetëm, i verbër me dy goca, njëra 3 vjeç dhe tjetra 3- javëshe. Babai u detyrua t’i shpenzonte gjithë ato çfarë kishte, me pasuri, me plaçka të shtëpisë, të më jepte tek komshinjtë aty afër, që të më kishte dhe mua afër, mos më largonte larg shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Juve ju mbanin komshinjtë?

Feride Tahiri: Komshinjtë na mbanin! Me plaçka jepte babi im kolltuqet për një muaj, çfarë kishte i jepte nga një muaj, që të më mbanin. Babi e shikonte që s’më trajtonin si duhet, pastaj vendosi babi të më falte, të më birësonte me një familje, po aty komshi në rrugën tonë, që mos më largonte. E kishte pastur qëllim mos më largonte prej motrës dhe prej vetes dhe gjithmonë aty afër shtëpisë së vetë të më mbajë. Aty më mori një familje më birësoi, po pa dokumente, pa gjëra siç ka qenë. Si fjalë goje po ta jap, merre, rrite, është e jotja. Ata ishin një çift që s’kishin patur fëmijë kurrë dhe isha shumë e mirëseardhur aty. U bëra 3 vjeç, luaja me kalamajtë aty, luaja dhe me motrën time, por s’e dija që ishte motra ime, mendoja se ishte vajza e komshisë. Por motra ime ishte frymëzuar nga babi, që kjo është motra jote, afroje mos e lër larg.

Ardit Gjebrea: Sa vite kaluan kështu?

Feride Tahiri: Kaloi një kohë. Me motrën kur luanim, ajo çdo herë më fliste për babanë, më merrte me vete në oborr në shtëpinë tonë dhe thoshte kjo është shtëpia jonë, këtu kemi lindur ne, ky është babi. Unë isha shumë fëmijë dhe s’i kuptoja ato gjëra. Por më vonë fillova ta thërrisja dhe unë babi, nuk e di më afroi aq shumë, më thërriste gjaku, afërsia e tij. Kur isha afër tij e ndjeja veten më të lumtur se në atë familje. Kur isha në atë familje ku isha e birësuar, unë ikja dhe thoja do shkoj ta shikoj babin. Kur vinte mbrëmja dhe duhet të shkoja tek familja, shkoja e tërhequr, e trishtuar dhe po thoja pse s’po rri këtu? Fillova të rrija me motrën time, të flija. Më në fund babi i tha familjes birësuese, që vajza më thërret babi dhe e njeh motrën. Ka mundësi ta marr unë? Ata thanë patjetër është fëmija yt ne s’kemi vendosur ndonjë gjë.

Ardit Gjebrea: Dhe u ktheve?

Feride Tahiri: Dhe u ktheva tek babai! Burimi: TV Klan



Ju sugjerojmë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
Para
Nëse do të riktheheni me ishin tuaj, kini parasysh këto këshilla

Horoskopi i dashurisë, pse fiksoheni pas partnerëve të gabuar

Konflikt mes vëllezërve: Ke 23 vite që mashtron, më jep lekët po të them

Konflikt mes vëllezërve: Ke 23 vite që mashtron, më jep lekët po të them

Kina censuron qytetarët dhe mediat për Koronavirusin

Kina censuron qytetarët dhe mediat për Koronavirusin
















TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}