Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i nënë Zyles: nuk më duhet fama, por të shes barishtet që të jetoj 

2016/03/12 at 10:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i nënë Zyles: nuk më duhet fama, por të shes barishtet që të jetoj 

Nënë Zylja u kthye në një personazh të njohur veçanërisht për qytetarët e Tiranës, pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje, ku ajo gjobitej nga policia bashkiake, teksa shiste prodhimet e tokës së saj në kryeqytet.


Më tej, kryebashkiaku Veliaj pranoi ta paguante vetë gjobën, ndërsa më vonë bëri personalisht një takim me nënë Zylen. Por cila ishte historia e kësaj gruaje të vuajtur, nënë e 8 fëmijëve, e martuar që në moshën 15-vjeçare? Në një rrëfim për Nisma Thurje, nënë Zylja tregon se që fëmijë, bashkë me nënën e saj, ka shitur në vendin ku vazhdon edhe sot të sigurojë bukën e gojës.

Rrefimi i nene Zyles 

“Nga ta kapesh e nga ta perplasesh jeten time. Pervec martesave te femijeve nuk kam pare nje dite te gezuar. Une jam Zylja, 69 vjec, nene e 8 femijeve te lindur, njerin prej tyre e humba kur ishte gjashte muajsh, 2 djemve te rritur dhe 5 vajza. Jeta ime ka qene gjithmone e tille. Edhe nena ime ka shitur tek po I njejti vend ku po shes edhe une sot. Edhe ne kohe te Enverit. Kishin bahce ne shtepi dhe shisnim nga pak kur beheshin gjerat. Aty te tuneli. Me merrte gjithmone me vete qe kur isha femije, se detyrimisht ne ishim 5 femije dhe duhet te ushqeheshim. Kur u martova pastaj tek po i njejti fshat, fati donte te me conte tek po I njejti vend. Jam martuar qe kur kam qene 15 vjece. Kam ngelur shtatezane po ate vit. Linda djalin e pare, gezimi i pare. Po ku mund ta ndjeja une, isha akoma femije per vete, po ajo foshnje nuk jetoi me shume se gjashte muaj per te treguar edhe per me te bere te ndihesha ashtu sic me bene femijet e tjere qe me erdhen me pas. Gjithsecili ne konakun e tij, e te gjithe ne punen tone shkonim cdo dite ne kooperative bashke me burrin per t’iu sigurar sadopak buken kalamajve, sa te rriteshin edhe ata te beheshin te afte per pune. Te dy kemi qene punetore te thjeshte. E mbaj mend si sot ate buken e misrit qe blinim. E prisnim me hanxhar aq e forte ishte. Une e pertypja nje here per vete e pastaj ia jepja femijeve, se kisha frike se mos mbyteshin. Kur erdhi demokracia nuk morem toke nga kooperativa, ato i moren ata qe i ndane, ata te vulave. Une mora nje dynym e gjysem toke qe ma kishte lene babai dhe e ngritem seren qe atehere. Qe nga ajo kohe e deri tani ne me ate ushqehemi e mbahemi. Eshte e vetmja e ardhur qe ne kemi. Djali im kujdeset per te. Punon si kali nga mengjesi deri ne darke. Ne krahe i ngre te gjitha, plehun, farat e gjthcka. Mbjellim qepe, spinaq barishte dhe domate. Tek ai djale i kam syte, se tjetrin e kam ne Greqi e ka 15 vite qe s’lidhemi dot me te. Dime vetem qe eshte mire dhe kaq. E nga ky shqetesim burri m’u semur edhe vete m’u shpik tensioni. Vajzat I kemi martuar po ne Kashar, ne njerez te mire, por familje me halle si puna jone. Njeren vajze e kam ne Greqi.
Kam nje jete qe dal edhe shes bashke me burrin tek po i njejti vend qe kur hapem seren. Aty te tuneli. Ne me ate mbahemi, jo vetem nga leket, po edhe buke ne darke kur s’kemi nxjerre gje gjate dites. C’e do qe e kemi larg e na duhet nje ore me kembe per te shkuar. Kur bie shi shkon balta deri ne gju. E megjithate vet i bejme te gjitha, nuk kam pare ndihme nga asnje deri me sot. Asnje nuk ka vene doren ne zemer. Vijne ne fshat kamionat me ndihma e mu tek dera jone ndalonin. Dilnin nuse te reja qe merrnin ndihmat e ne pleq me 1000 halle nuk na ka dhene njeri sikur nje kile makarona e une sot nuk mundem t’ia bej dot hallall njeriu. Nuk kam votuar asnjehere sepse askush s’me ka ndihmuar asnjehere. S’jam me asnje se s’ia kam pare hairin njeriu. Me keto krahe e me keto kembe shkoj e kthehem cdo mengjes e darke. Sot une dal aty dhe shes te gjitha ato qe behen tek sera, qepe, domate, spinaq, cfare te jete ne sezon. Nisem qe ne mengjes. Ne oren 5:30 ne mengjes e deri ne 4:30 ne mbasdite jam aty bashke me burrin tim. Kisha ca pa dale se me hipi tensioni dhe nuk mund te cohesha dhe dilte vetem burri im, kur para nje jave mori nje gjobe 10 mije lekeshe. Dje qe dola dhe une e mora dhe une nje. Kemi marre disa gjoba, po une nuk i kam thene njeriu se nuk doja qe t’i shqetesoja se e di qe do beheshin keq. I kemi paguar. Disa here ma kane marre mallin, ajo ka qene me e keqja. Njerezit ndoshta mendojne se ne fitojme, por nuk fitojme. Nese ne muaj i nxjerr 200 mije leke te vjetra, eshte muaj i mire. Jemi 6 fryme ne shtepi, djali me nusen dhe dy femijet dhe plaku 79 vjec. Para dy javesh shita vetem pak spinaq. Bera 50 leke. Me hipi tensioni e nuk doja veten. As leket e urbanit nuk nxorra. U them gjithnje ne shtepi qe nese nusja do te gjente nje pune, ndoshta nuk do dilja me te tregu. S’kam dhe fuqi. Plaku po ashtu, ka bere kemben operacion dy here dhe mezi ecen.
Kur me thane sot qe do te me conin tek nje treg i ri per te takuar Erion Veliajn, nuk doja te shkoja, po me tha nje i njohuri im qe me ka respektuar qe shko, prandaj shkova. Nuk shkembeva fjale me te. S’merr vesh nena nga politika. E putha dhe perqafova, se ne e kemi zakon. Njerezit duhet t’i duash dhe respektosh sidomos kur jane te rinj. Une jam njeri i thjeshte, nuk i kam rene asnjerit ne qafe, madje dhe ai polici kur po me vinte goben po me thoshte ” E di moj nene qe te nxjerr halli ketu, se dhe une kam nenen time qe shet tek Shkolla e bashkuar prej kohesh, po dhe ajo pothuajse cdo dite merr gjoba. Nuk eshte e drejte po cfare te bejme ne?”. Nuk e di a me genjeu a me tha te verteten. Nena do vetem te shese barishtet e seres. Me ato blejme ushqimin, ilacet, paguajme ujin per seren se ate e blejme ngaqe nuk ka uje ne fushe, e sajojme femijet. Nje here kur ra stuhi e madhe dhe e shkuli te gjithe seren thame se vdiqem. Shyqyr na u gjend vajza e madhe nga Greqia dhe e rregulluam prape. Aty e kemi jeten. Aty lart ku me thane une nuk shkoj dot, Te Oxhaku, eshte shume larg. Sepse jo cdo dite shesim. Me thone qe jam bere e famshme, por une nuk kam internet, e as djali nuk ka. Nuk dime ti shohim keto gjera. As na hyjne ne pune. Ne duam te shesim barishtet qe te jetojme. Nese niperit e mbesat do kene nje fat me te mire, I lutem Zotit perdite qe ti shohe”.



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Kancelarja Merkel: refugjatët kanë për detyrë të integrohen

Kancelarja Merkel: refugjatët kanë për detyrë të integrohen

Luajnë me maska në mes të bllokut, por përfundojnë në polici si grabitës

Luajnë me maska në mes të bllokut, por përfundojnë në polici si grabitës

Video shokuese/ Policët turq përpiqen të mbysin varkën me refugjatë 

Video shokuese/ Policët turq përpiqen të mbysin varkën me refugjatë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}