Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i gazetarit që u burgos nga Al-Qaeda: Momenti kur jeta ime u shkatërrua

2016/09/07 at 6:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i gazetarit që u burgos nga Al-Qaeda: Momenti kur jeta ime u shkatërrua

Gazetari i pavarur Theo Padnos kishte shkuar nëSiri për të mbuluar luftën civile, por u rrëmbye në 2012-n nga anëtarët e një dege të Al-Qaedas, që ishin të bindur se ai ishte agjent i CIA-s.


Ai i mbajt i burgosur për dy vite rresht, përpara se të lirohej në Gusht të vitit 2014.

Gazetari 47-vjeçar, që tashmë jeton në Paris dhe Vermont, ka thënë për “Associated Press” se kjo përvojë e hidhur jo vetëm që ka ndryshuar mendimin e tij për jetën, por i ka dhënë edhe një perspektivë mbi konfliktin sirian dhe ai e ndjen se sa është e rëndësishme që ta ndajë me të tjerët.

Padnos,është nga Massachusettsd dhe  ka përshkruar rrugëtimin e tij në dokumentarin e titulluar “Theo Ëho Lived”, që do të shfaqet më 30 shtator në Cambridge. Premiera teatrale do të shfaqet në Neë York City më 7 tetor dhe më pas do të shfaqet edhe në vende të tjera.

Padnos është duke shkruar një libër, një skenar dhe një roman me vizatime për eksperiencën e tij. Ai kishte shkruar për rrëmbimin e tij në revistën Neë York Times Magazine pasi ishte liruar dhe si gazetar po vazhdon të shkruajë artikuj për këtë rajon.

“Kam pasur një rrugëtim të vërtetë shpirtëror, që për mua dhe familjen time, në atë kohë ishte gjë e frikshme”, thotë Pandos.

“Por, kur shikoj prapa dhe e kuptoj se kjo është ajo që më ka dhënë jeta, unë dua që ato që kam mësuar nga kjo eksperiencë t’i kthej në përfitim pozitiv”, ka shtuar ai.

Dokumentari shfaq Pandos në Turqi dhe Izrael, ku në mënyrë artistike rikrijohet rrëmbimi i tij 22 mujor. Ekipi i filmit nuk ka shkuar në Siri. Padnos reflekton mbi rrëmbimin e tij, në skena ku është rikrijuar qelia e vogël e burgut dhe dhoma ku ai i nënshtrohej torturave dhe rrahjeve.

Përgjatë kufirit Turqi-Siri, ai kujton momentin kur bashkudhëtarët e tij e bindën atë të kalonin me vrap në fushë e më pas të kapërcenin telat me gjemba, për të kaluar në territorin e Sirisë.

Këtë moment Padnos thotë se e ka rikujtuar vazhdimisht për muaj të tërë. Tre burra, të cilët pretendonin se e furnizonin Ushtrinë e Lirë Siriane, i ofruan Padnos të kalonte kufirin me ta. Por, në fakt, ata ishin aleatë të Al-Qaidas. Ata kishin sajuar një intervistë të rreme, e kishin rrahur dhe e kanë mbajtur peng, vetëm pak kohë pasi kanë kaluar kufirin.

“Ky është momenti kur jeta ime u shkatërrua. Është si të ecësh drejt një gremine, por unë në fakt u hodha”, thotë Padnos në film.

“Tani unë jam kthyer në një vend të sigurt dhe e mendoj pse vallë u hodha?”, shprehet ai.

Padnos gjithashtu tregon në detaje një seri të tentimeve për të ikur, të cilat kishin dështuar, përfshirë këtu një histori kur me shokun e tij të qelisë, fotoreporterin amerikan Matheë Schrie, i cili kishte arritur të dilte nga një dritare e burgut, por jo edhe Padnos.

Nëna e gazetarit, Nancy Curtis, e cila është intervistuar për këtë dokumentar, thotë se ajo akoma ka emocione të përziera lidhur me lirimin e djalit të saj. Gjatë kohës sa djali i saj po mbahej nga ekstremistët, ajo ishte bërë shumë e afërt me prindërit e amerikanëve të tjerë të rrëmbyer nga ekstremistët. Shumë prej tyre nuk ishin aq me fat sa familja e saj, thotë ajo.

Curtis dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë punuar me qeverinë e SHBA-ve dhe të Katarit, dhe me sukses arritën që ta aranzhonin lirimin e Padnos, vetëm pak ditë pasi militantët e Shtetit Islamik, e ekzekutuan me prerje koke gazetarin amerikan, James Foley. Familja e Padnos thotë se për lirimin e djalit të tyre nuk kanë paguar para.

“Gjithmonë kam pasur shpresë se ai do të kthehet në shtëpi”, thotë Curtis. “Por unë nuk ndjej gëzim të madh dhe lumturi. Besoj se kushdo që ka pasur një ushtar në luftë dhe është kthyer në shtëpi nuk ka pasur emocione të ngjashme”, shpjegon ajo.

Etiketa: Al-Qaedagazetaripengmarrjerrefimi


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Foto/ Pse ka shkuar Rozana Radi në zyrën e Nard Ndokës?!

Foto/ Pse ka shkuar Rozana Radi në zyrën e Nard Ndokës?!

Njihuni me Mr. Bean shqiptar

Njihuni me Mr. Bean shqiptar

Harrojeni Riken, njihuni me tifozen më seksi të Kosovës

Harrojeni Riken, njihuni me tifozen më seksi të Kosovës
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}