Vendi ynë mbetet në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës, ku dhe parashikohet të ketë zhvillime të vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore, kryesisht në shtrirjen lindore si edhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës moti do përmirësohet ndjeshëm duke ri-kthyer kthjellimet.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.