Bota

Rusia ndërpret plotësisht furnizimet me gaz nga Nord Stream 1 në Europë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 31/08/22 |
Opi Nion

Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Europë, ndërsa është shprehur se duhen kryer riparime.

Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, tha se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tre ditët e ardhshme.

Moska hedh poshtë akuzat për përdorimin e furnizimeve me energji si një mënyrë për të ndëshkuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve mbi pushtimin e Ukrainës.

Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km (745 milje) nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore.

Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë maksimum 170 milion metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani.

Edhe në muaji Korrik ky tubacion që furnizon me gaz Europën u mbyll për 10 ditë, sërish për riparime teknike.

Udhëheqësit evropianë kanë frikë se Rusia mund të zgjasë ndërprerjen në një përpjekje për të rritur çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur me 400%.

Rritja e madhe e çmimit kërcënon të krijojë një krizë të kostos së jetesës gjatë muajve të dimrit, duke i detyruar potencialisht qeveritë të shpenzojnë miliarda për të lehtësuar barrën te qytetarët.

Kohët e fundit, Gazpromi, përmes këtij tubacioni, ka ulur furnizimin me gaz për Europën në 20%.

Të martën, ministrja franceze e Energjisë, Agnes Pannier-Runacher, akuzoi Rusinë se “po përdor gazin si armë lufte”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Gazprom tha se do të pezullonte dërgesat e gazit për kompaninë franceze të energjisë Engie.

Por zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë akuzat dhe ka insistuar se sanksionet perëndimore kanë shkaktuar ndërprerjet duke dëmtuar infrastrukturën ruse.

Ai këmbënguli se “problemet teknologjike” të shkaktuara nga sanksionet perëndimore janë e vetmja gjë që e pengojnë Rusinë të furnizojë Europën me gaz pa specifikuar se cilat ishin problemet./Opinion.al

Pas